PDK-ja e Thaqit, e ndar në dy fraksione

0
545

Kryeministri Hashim Thaçi duhet të zbërthejë më detajisht para qytetarëve se çka përmban fusnota, cilat janë përfitimet, cilat janë pasojat dhe sa është jetëgjatësia e saj. Vetëm në këtë mënyrë hiqet “mjegulla” që është krijuar në opinion. Kështu konsideron Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”.

Haliti, që konsiderohet njëri nga të fuqishmit e PDK-së, thotë se për çështje të rëndësishme, siç është edhe kjo e fusnotës, duhet të debatohet në Kuvend, por i rikujtoi rivalët se “fusnota” ka ardhur si rekomandim nga SHBA dhe BE.

Haliti, apo siç njihej dikur në UÇK si “Zeka”, ndien keqardhje për fushatën që po zhvillohet ndaj “njerëzve të fortë të luftës”, ndërsa mohon çdo mundësi që ai të ketë biznes privat në Kosovë.

Haliti foli edhe për kuvendin e ardhshëm të PDK-së dhe mundësinë e daljes së kundërkandidatëve ndaj Thaçit. Por, pavarësisht kësaj, ai pret që Hashim Thaçi sërish të jetë kryetar partie, përveç nëse ky i fundit synon postin e presidentit.

Ai po ashtu i shprehu mirëseardhje në politikë ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veselit, për të cilin tha se nuk e sheh si rival. Haliti në këtë intervistë kritikoi edhe qeverinë, por edhe opozitën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu