PDK-ja i ka borxh SHIK-ut

0
610

Hasha dhe Kadria

Albin Kurti është i bindur se PDK-ja ka ardhur në pushtet përmes Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), të cilin e drejtonte Kadri Veseli, tashmë kryetar i Kuvendit të Kosovës. Prandaj, thotë Kurti, borxhin që e ka partia e Thaçit ndaj këtij shërbimi duhet ta paguajë vetë e jo populli i Kosovës me buxhetin e shtetit apo me pozitat institucionale.

Gjatë një interviste për “Zërin” lideri i “Vetëvendosjes” thotë se duhet të krijohet një Komision Hetimor Parlamentar, për përbërjen dhe përmbajtjen e SHIK-ut, strukturën e qëllimet, bazën ligjore dhe rregulloren e punës, llogaridhënien dhe financat e SHIK-ut

Keni kritikuar ashpër SHIK-un dhe emërimin e ish-kreut të saj në krye të Kuvendit. Çka prisni nga kjo përbërje e institucioneve?

Kurti: SHIK-u duhet hetuar me një Komision Hetimor Parlamentar, ashtu qysh e parasheh Neni 71 i Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Besoj që PDK-ja ka ardhur në pushtet përmes SHIK-ut dhe se PDK-ja i ka shumë borxh SHIK-ut. Këtë borxh të PDK-së ndaj SHIK-ut le ta lajë vetë ajo, e jo populli i Kosovës me buxhetin e shtetit apo pozitat institucionale. Komisioni Hetimor Parlamentar duhet të zbardhë përbërjen e përmbajtjen, strukturën e qëllimet, bazën ligjore dhe rregulloren e punës, llogaridhënien dhe financat e SHIK-ut. Nëse kanë qenë në shërbim të krejt Kosovës, atëherë si bëhet që të gjithë agjentët kryesorë të saj ishin apo u bënë deputetë, zëvendësministra e ministra të PDK-së dhe vetëm të PDK-së, pra vetëm të njërës parti?! Nëse paskan hequr keq në punën e tyre siç ankohen dhe nëse janë modestë siç prezantohen, atëherë si u bë të jenë kaq të pasur bashkë me rrethin e tyre familjar që ka mungesë të theksuar të papunësisë?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu