PDK-ja tërhiqet nga rishikimi i mandatit të EULEX-it

0
679

Prishtinë, 9 dhjetor – Jetëshkurtër ka qenë kërcënimi i PDK-së për rishikimin e mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Për këtë, të shtunën me ton të zbutur kanë folur zyrtarët e PDK-së.

Dy javë më parë, pas arrestimit nga EULEX-i të deputetit Fatmir Limaj dhe tre të akuzuarve të tjerë për rastin “Kleçka”, Grupi parlamentar i PDK-së pati thënë se do të ndërmarrë iniciativën në Parlamentin e Kosovës për të rishikuar mandatin e këtij misioni. Të shtunën, ka qenë fare i shkurtër.

“Do të konsultohemi me grupet parlamentare. Niherë nuk ka kurgjë”, ka thënë shkurt Grabovci, i cili ka mohuar inicimin në Kuvend të rishikimit të mandatit të EUELX-it. “S’ka kurgjë”, ka përsëritur ai.

Një burim yni brenda kësaj partie ka thënë se nuk do të ketë një iniciativë të këtillë, dhe se deklarata ishte dhënë në afekt, në përpjekjen për ta dënuar sa më fuqishëm aktin. Sipas këtij burimi, rishikimi i mandatit të EULEX-it mund të bëhet vetëm me iniciativën e presidentit ose të Qeverisë, dhe jo të grupeve parlamentare.

Njejt kishte vepruar edhe Hashim Thaqi ndaj Dick Marty kur ky e kishte akuzuar që esht marr me shitjen e Organeve te disa roberve te luftes, se do i ngris Aktakuz por ajo shpejt u harrua dhe Akuzat e Dick Marty patebn marr dheun.

Deklaratat e tilla Naive dhe të papesh, vetem sa e tregoin fuçin e ketyre Pushtetarve tane në Kosovë që kur esht në pytje Bashksia Ndërkombtare keta jan të pafuçishem karshi tyre dhe smund te ndryshoin asnje gje por dalin para mediave sa për të then diçka siq thot Populli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu