PDK kandidon përsëri Mujën e Mustafën

0
784

(E plotësuar) Vetëm pesë minuta para se të përfundonte afati zyrtar i aplikimit për certifikim në KQZ, PDK-ja ka dorëzuar dokumentacionin.

Krejt në orët e vona kanë aplikuar edhe partitë e tjera, madje në KQZ ka aplikuar edhe Lista e Përbashkët Serbe. Kështu, në çastet e fundit, kanë aplikuar 102 subjekte politike, nga ato 18 serbe.

PDK-ja, këtë proces, e ka lënë për kaq vonë ngase debati për kandidatët ka zgjatur tej mase. Krejt në fund, është vendosur për emrat e kryetarëve aktual të komunave, përjashtuar Gjakovën ku kandidat është Hajdar Beqa, ndërsa, në Istog është Shasivar Haxhiaj.

Derisa në KQZ të gjithë kanë punuar deri pas mesnatës, në PDK, militantë të shumtë të partisë kanë hyrë e kanë dal gjatë gjithë kohës në zyrën qendrore të kësaj partie në Prishtinë.

Në fund, për Prizrenin, është kandiduar Ramadan Muja, Qemajl Mustafa në Gjilan, në Lipjan është Shukri Buja e në Skenderaj është Sami Lushtaku.

Nuk duhet harruar që Sami Lushtaku ndodhet në burg, ngase dyshohet për krime lufte, ndërsa, Qemajl Mustafa në vitin që kemi lënë pas është hetuar për keqpërdorime të tenderit.

E kandidati për Gjakovë, Hajdar Beqa është aktualisht drejtor i ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”.

______________________________________________________________________________________

Partia e Hashim Thaçit ka vendosur përsëri të kandidojë Qemajl Mustafën për Kryetar të Gjilanit e Ramadan Mujën për Prizrenin.

Këto vendime në PDK janë marrë në orët e vona të ditës së mërkurë, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e listave zgjedhore në KQZ është deri në orën 24.

Dorëzimi i listave nga ana e PDK’s për kryetar të komunave është bërë pesë minuta para se të skadonte afati i fundit në KQZ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu