PDK kërcënon Bllokun

0
737

PDK-ja

Partia Demokratike e Kosovës duket e ka kuptuar vendosmërinë e treshes LDK-AAK-Nisma për të mos pranuar asnjë ofertë që vjen nga kjo parti për bashkëqeverisje. Ky qëndrim i LAN-it ka shtyrë partinë e Hashim Thaçit, si fituese e zgjedhjeve parlamentare që mos t`u bëjë fare ftesa partive opozitare rreth mundësisë së një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve të reja.

Në vend të ftesave, PDK ka akuzuar treshen LDK-AAK-Nisma se me forma jodemokratike dhe jokushtetuese po synojnë të vijnë në pushtet. Në një deklaratë e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, të bërë pas takimit me kryetarët e degëve të kësaj partie, thuhet se shantazhet dhe kërcënimet që vijnë nga liderët e partive të bllokut opozitar do të marrin përgjigje meritore.

“Partia Demokratike e Kosovës siguron anëtarët dhe simpatizantët e vet, si dhe opinionin e gjerë se në asnjë mënyrë nuk do të heqë dorë nga besimi që ka marrë për ta qeverisur vendin nëpërmjet votës së lirë në zgjedhjet e lira dhe demokratike”, thuhet në deklaratën e Thaçit. Ai vlerëson se shantazhet dhe kërcënimet e liderëve të frustruar, siç e ka quajtur ai ‘bllokut humbës’, do ta marrin përgjigjen meritore, politike dhe qytetare në çdo kohë dhe rrethanë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu