PDK merr Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendëskryeministrin e parë. Kuçi Kryetar Kuvendi e Veseli Zëvendëskryeministër!

0
624

kryesia-e-pdk-1

Partisë Demokratike të Kosovës pas koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës i kanë mbetur momentalisht vetëm dy pozita të rëndësishme, ajo e kryetarit të Kuvendit dhe pozita e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë.

Burime të gazetës Blic brenda PDK-së kanë bërë të ditur se sipas të gjitha gjasave nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi do të shkoj në pozitën e kryetarit të Kuvendit. “Nuk do të jetë më Arsim Bajrami në garë për kryetar të Kuvendit. Sipas të gjitha gjasave Hajredin Kuçi do të shkoj në këtë pozitë”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, në pozitën tjetër më të rëndësishme që momentalisht do ta ketë, në atë të zënevdëskryeministrit të parë, sipas të gjiitha gjasave do të shkoj Kadri Veseli, i cili momentalisht e ka postin e zëvendëskryetarit në PDK.

“Është diskutuar edhe ideja që Kadri Veseli të shkoj kryetar të Kuvendit e Hajredin Kuçi zëvendëskryeministër i parë, mirëpo me gjasë Kuçi do të jetë kryetar i Kuvendit e Veseli zëvendëskryeministër i parë”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, zyrtarisht në PDK thonë se ende nuk është ndarë asnjë post.

Është vetë nënkryetari i kësaj partie, Hajredin Kuçi ai i cili i ka thënë Gazetës Blic se ende nuk janë ndarë postet.

Gazeta Blic ka raportuar dje se Qeveria e re e Kosovës do ta ketë edhe një ministri më shumë. Ajo do të jetë Ministria për Inovacion dhe Teknologji, që do të drejtohet nga Petrit Selimi.

Kjo ministri ka qenë edhe premtim elektoral i kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Sipas këtyre burimeve, në parim partnerët e koalicionit janë marrë vesh që LDK pavarësisht pse pati tendenca që të marrë Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Arsimit, ato me gjasë do t’i takojnë PDK-së.

“Është arritur një pajtueshmëri në parim që LDK-së t’i jepen resoret që lidhen me ekonomi dhe Ministria e Kulturës, ndërkaq, atë të Brendshmen, të Jashtmën, të Arsimit dhe të Drejtësisë ta marrë PDK-ja”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic në PDK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu