PDK në panik, Hajredin ​Kuçi lëshon një kërcënim të vogël

0
1698

Kuqi”Partia Demokratike nuk e ka si opsion të parë, mundësinë ta çojë vendin edhe në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, nëse sjellja e opozitës vazhdon të jetë barrikaduese, atëherë, ky do të jetë opsioni i dytë”, ka thënë nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi.

Kuçi nuk e ka hedhur poshtë as mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, në rast se PDK, nuk arrin të krijojë qeverinë, ndonëse edhe një palë zgjedhje të jashtëzakonshme i sheh si proces të dëmshëm.

Kuçi ka thënë se as PDK nuk ka qëndruar duar kryq, ndonëse në pritje të certifikim të zgjedhjeve, dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë provuar kontaktet me subjektet politike. Megjithatë ofertat partive politike,do të ia bëjë mandatari i themelimit të Qeverisë.

“Partia Demokratike do të punoj që ta ndërtojë Qeverinë sa më shpejt që është e mundur. PDK nuk do të kontribuoj për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, janë disa arsye. Arsyeja e parë është që jemi të frikësuar që mund të kemi zgjedhje të lira, e demokratike. Arsyeja e dytë është shpenzim i madh buxhetor e tronditje për qytetarin. Po ashtu, është një sinjal i keq për botën demokratike”, ka thënë Kuçi për Rrokum TV.

Ai ka një porosi për subjektet politike, duke thënë se ndërtimi i institucioneve nuk është në vullnetin e tyre. E sjelljen e opozitës ai e sheh si sjellje xhelozie. Megjithatë, Kuçi nuk e ka mohuar mundësinë, që PDK të heq dorë nga pozita e të parit të qeverisë, vetëm të gjejë partnerët për bashkëqeverisje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu