PDK në panik për numrat, s’e cakton kandidatin për kryetar Kuvendi – ja deklarata e Enver Hoxhajt

0
709

Ende nuk është vendosur nëse Kadri Veseli do të jetë kandidati për kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN. Ndonëse, ai mbetet i preferuari i partisë dhe veçanërisht i nënkryetarit të partisë, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se nuk ka ende një vendim por vullnet i tyre është që këtë post ta përcjellë Veseli.

“Jam duke folur vetëm për atë se çfarë nuk ka ndodh. Mendimi dhe preferenca ime individuale është që ne të shkojmë me Veselin”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë, se sipas informotave që ka deri tash, koalicioni ka mbledhur numrat për krijimin e qeverisë.

Hoxhaj ka thënë se Veseli dhe Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN kanë biseduar me shumë deputetë të subjekteve tjera dhe “i kanë bindur që të votojnë mandatarin e PAN-it për kryeministër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu