PDK nuk i ka numrat në Kuvend për Gjykatën Speciale?

0
769

Thaqi

Mungesa e votave nga radhët e deputetëve të Partisë Demokratike është arsyeja kryesore për shtyrjen e votimit për Gjykatën Speciale, kanë thënë burime pranë kësaj partie për Kohën Ditore.

Zyrtarisht deri më tani faji i është lënë përpilimit të draftligjit, për të cilin Qeveria i ka vënë përgjegjësi edhe presidentes, si kryesuese e grupit politik. Por Jahjaga ka hequr nga vetja përgjegjësinë rreth vonesave, duke thënë se janë Qeveria dhe Kuvendi që duhet t’i kryejnë procedurat rreth projektligjit për Speciale.

Derisa zyrtarisht vazhdojnë paqartësitë rreth shkaqeve për vonesat në themelimin e Gjykatës Speciale, gazeta merr vesh se “kapja” për procedurat rreth procedimit të draftligjit janë vetëm pretekst, pasi problemi është tek sigurimi i votave në Kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu