PDK: Paga 170 euro, lajm i mirë për veteranët e UÇK-së!

0
682

PDK-ecat

14 mijë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfitues të statusit, nga 1 tetori do të fillojnë të marrin pensionin nga Qeveria e Kosovës në shumën e 170 eurove.

Partia Demokratike e Kosovës, të cilën e udhëheq zv.kryeministri, Hashim Thaçi, e vlerëson pozitive implementimin e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta.

Shefi i Grupit Parlamentar nga kjo parti, Adem Grabovci në një prononcim për “Zërin”, thotë se aktualisht mundësitë buxhetore janë që veteranët e UÇK-së të kenë pagën 170. Sipas tij, në të ardhmen mundet të ketë rritje.

“Për veteranët së pari nuk mund të kompensohet asnjëherë me të mirë materiale. Ajo çfarë kanë bërë për vendin e vet, për çlirimin e vendit, për arritjen e asaj që kemi arritë. Normalisht, atyre ju takon një kompensim që sadopak t’u krijohen kushte minimale për jetën e tyre, familjen si dhe fëmijët. Normalisht kompensimi do të jetë me përputhje tona buxhetore, por sikurse të kishim mundësi do të ishte 2-3 fish shumë e madhe. Për fillim është një start i mirë, por do të angazhohemi që në afat sa më të shkurtër pensionet të rriten, sepse meritojnë shumë më shumë”, ka thënë ai.

I pyetur lidhur me manipulimet në listat e Kategorive të Dala nga Lufta, Grabovci dëshiroi t’i komentojë, por ai thotë se, personat që marrin pagë nga buxheti i Republikës nuk duhet t’i takon kompensimi material.

“Nuk dua të komentojë atë, ka edhe tejkalime në listat, por unë pranoj qëndrimin që e kemi marrë. Ai që ka një burim diku tjetër, dhe merr një të ardhur nga buxheti i Kosovës, atij nuk i takon kompensimi material. Ajo që është më e rëndësishme është vlerësimi real, angazhimi i sakrificës së tyre”, ka thënë ai për “Zërin”.

Ndryshe, më 23 shtator, Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa kishte miratuar propozim-vendimin për përcaktimin e shumës së pensioneve për veteranët-luftëtarë të UÇK-së.

Për ata deri në moshën 35 vjeçare pagesa ishte paraparë të jetë 130 euro, ndërsa për veteranët që kanë kaluar këtë moshë, pensioni do të ishte 170 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu