PDK po zvogëlohet – LDK po bëhet Grupi më i madh Parlamentar

0
680

Isa Mustafa ne FB

Isa Mustafa shumë shpejt pritet të ketë grupin më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Kjo për shkak se nga PDK po vazhdojnë largimet e deputetëve. I treti me radhë është Shaip Muja, i cili tha se tash e tutje vepron si deputet i pavarur. Aktualisht, Hashim Thaçi ka veç dy deputetë më shumë se LDK’ja e Isa Mustafës.

Me marrjen e pozitës së Kryeministrit, LDK po shkon drejt krijimit të Grupit më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Aktualisht, Partia e Kryeministrit i ka 32 deputetë apo veç dy më pak se PDK’ja, të cilës i kanë ikur deri më tash tre deputetë.

Ish-Nënkryetarja e PDK’së, Margarita Kadriu është larguar nga Partia e Hashim Thaçit pasi s’mori asnjë pozitë ministrore.

Ngjashëm iku edhe deputeti tjetër, Shaip Muja, i cili u bë deputet nga lista rezervë e deputetëve të PDK’së. Në dorëheqjen e publikuar sot, ai thotë se nuk është i kënaqur me zhvillimet e përgjithshme në parti.

Pjesë e PDK’së ishte edhe Gëzim Kelmendi, i cili po ashtu u largua i pari nga Grupi Parlamentar i PDK’së me arsyetimin se Hashim Thaçi dhe Qeveria qëndronin prapa arrestimit të imamëve të cilët dyshohen se ishin të përfshirë në vepra terroriste.

Hashim Thaçi dhe PDK kishte garuar në zgjedhje bashkë me Partinë e Drejtësisë, Lëvizjen për Bashkim dhe disa parti tjera të vogla, me të cilat kishte arritur t’i fitonte zgjedhjet dhe t’i siguronte 37 ulëse në Parlament.

Burime të Express kanë treguar se do të ketë largime edhe të deputetëve të tjerë të pakënaqur me emërimet në Qeveri dhe me koalicionin me LDK’në.
Në anën tjetër, LDK e cila po udhëheq Qeverinë është duke e rritur Grupin Parlamentar. Në zgjedhjet Isa Mustafa kishte dalë i dyti me 30 deputetë, kurse para dy javësh ka marrë edhe dy deputetë të pakicave – Veton Berisha dhe Etem Arifi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu