PDK-së i ik deputeti Nijazi Idrizi

0
1338

Nijazi Idrizi, deputet i derisotshëm në Kuvendin e Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK. Një vendim të tillë, deputeti Idrizi e ka marrë pikërisht në ditën kur në Gjilan po qëndronte kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i cili edhe ashtu në Kuvendin e Kosovës nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve, gjë e cila po bënë që shpesh shumë ligje të mos kalojnë.
Përflitjet për dorëheqjen e deputetit Nijazi Idrizi, kanë ardhur pikërisht nga bashkëpunëtorët e tij të deridjeshëm. Suita që po e përcillte Thaçin fliste vesh më vesh për dorëheqjen e deputetit Nijazi Idrizi, gjë e cila u kuptua edhe nga gazetarët.

Deputeti Nijazi Idrizi e ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqjen, por pa bërë me dije se cila do të jetë e ardhmja e tij politike, se a do t’i bashkëngjitet ndonjë subjekti tjetër politik apo edhe ndonjë iniciative, të cilat janë bërë të shumta.

Idrizi ka shkruar një letër falënderuese nëpërmjet të ciëls ka njoftuar se jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK. Ai këtë e ka bërë për shkak të rrethanave, që Idrizi i ka quajtur objektive dhe subjektive, duke konsideruar të pamundur vazhdimin e aktivitetit politik, partiak e institucional në kuadër të PDK-së.

“Ngjarjet në Partinë Demokratike të Kosovës, përkatësisht Degën e PDK-së në Gjilan, rrodhën në atë mënyrë saqë e ngushtuan shumë, hapësirën e veprimit tim politik, andaj në kuadër të kësaj degee ndiej vetën të tepërt dhe të panevojshëm”, ka thënë në letrën e tij Nijazi Idrizi.

Nijazi Idrizi, është emër me ndikim në Gjilan e sidomos në Grykë të Karadakut, ai është nip i Idriz Seferit, kurse në zgjedhjet e fundit kishte garuar për deputet dhe ia kishte dalë të ngëdhënjejë. Edhe në zgjedhjet e fundit në degën e PDK-së në Gjilan ai ishte parë si njëri nga kandidatët për të marrë degën në drejtim, krahas emrave të Qemajl Mustafës, Zenun Pajazitit e Izmi Zekës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu