PDK shkel Kushtetutën duke mos e thirrur seancën

0
716

Kuvendi

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka bazë kushtetuese të mos e thërras seancën konstituive dhe as të mbajë të bllokuar konstituimin e Kuvendit.

Kushtetuta e Kosovës nuk ka paraparë asnjë marrëveshje paraprake për të votuar Kryetarin dhe Nënkryetarët e Kuvendit.

Kjo është e specifikuar se bëhet me votim formal, duke i ndarë secila parti, në bazë të fuqisë politike edhe pozitat në udhëheqjen e Kuvendit.

Tash, PDK, përpos Kryetarin e Kuvendit e ka të garantuar edhe një Nënkryetar, ndërsa LDK dhe Vetëvendosje, po ashtu, e kanë të drejtën nga një pozitë të Nënkryetarëve të Parlamentit. Ndërsa, në udhëheqjen e Kuvendit janë edhe dy pozita që i takojnë minoriteteve, njëri serbëve, e tjetri pakicave tjera.

Më herët, PDK, pati provuar dy herë të zgjedhë Kryetarin e Kuvendit, por i ishte pamundësuar për shkak se LDK, AAK, NISMA dhe Vetëvendosje në mënyrë kundërkushtetuese ishin përcaktuar të udhëheqin edhe Parlamentin.

Sidoqoftë, Kushtetuta nuk parasheh situatën kur një parti politike e bllokon thirrjen e seancës konstituive, duke përdorur deputeten më të vjetër, e cila sipas Kushtetutës është udhëheqëse e seancës deri te votimi i Kryeparlamentarit.

Lexojeni se çka shkruan në nenin për Kryetarin e Kuvendit

Neni 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve]

  1. Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe pesë (5) nënkryetarë.
  2. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
  3. Tre (3) nënkryetarët të propozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare, zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
  4. Dy (2) nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Njëri nënkryetar do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet të rezervuara ose të garantuara të komunitetit Serb, dhe tjetri nënkryetar nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara nga komunitetet tjera që nuk janë shumicë.
  5. Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit shkarkohen me votën e shumicës prej dy të tretave (2/3) të numrit të përgjithshëm të deputetëve.
  6. Kryetari dhe nënkryetarët formojnë Kryesinë e Kuvendit. Kryesia është përgjegjëse për funksionimin administrativ të Kuvendit në mënyrën e përcaktuar me Rregulloren e Punës të Kuvendit.
  7. Kryetari i Kuvendit:

(1) përfaqëson Kuvendin;

(2) përcakton rendin e ditës, thërret dhe kryeson seancat;

(3) nënshkruan aktet e miratuara nga Kuvendi;

(4) ushtron edhe funksione të tjera, në bazë të kësaj Kushtetute dhe Rregullores së Punës të Kuvendit.

  1. Në rast mungese ose pamundësie për të ushtruar funksionin, Kryetarin e Kuvendit e zëvendëson njëri nga nënkryetarët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu