PDK s’merret vesh për kandidatin

0
725

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duket se po e ka shumë të vështirë që ta caktoj një kandidat që do të mund të trashëgoj Bajrush Xhemajlin në komunën e Ferizajt.

Ndonëse, në orët e vona të mbrëmjes të së hënës, ka pasur dy përpjekje për të mbledhur Kryesinë e Degës së PDK-së në Ferizaj, me qëllim që të caktojnë kandidatin e kësaj parti për kryetar komune, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të caktuar për 29 prill, nismat kanë dështuar, për shkak të mospajtimeve të brendshme.

Kreu i PDK-së në Ferizaj, rreth orës 21.00 i ka deklaruar “Zërit” të ketë shtyrë mbledhjen e Kryesisë për të martën paradite, pa shpalosur arsyet e mundshme për një hap të tillë.

Burime të besueshme brenda këtij subjekti në Ferizaj, kanë bërë të ditur se “heshtat po thyhen” ndërmjet dy grupimeve, përplasje këto që janë; shprehur edhe me akuza e cilësime nga më të ndryshmet gjatë ditës edhe përmes Facebookut.

Njëra palë, kërkon vetëm konfirmimin nga Dega të kandidaturës së Agim Aliut, (aktualisht kryekuvendar i KK-së), sipas preferencës edhe të kryesisë në Prishtinë, ndërsa tjetra këmbëngulë që kandidat i PDK-së për kryetar të jetë kreu i degës, Ylber Topalli.

Ndërkaq, përplasjet në PDK-në e Ferizajt, po ndiqen me interesim të shtuar nga subjektet rivale. Gjatë ditës, bëhet e ditur të jetë arritur një koalicion parazgjedhor LDK-LDD, që pritet të zyrtarizohet ndërkohë.

Përderisa Vetëvendosje, ka njoftuar se kandidat i këtij subjekti në garë për kryetar është caktuar Faton Topalli, i caktuar përmes zgjedhjeve të brendshme, ku kanë marrë pjesë mbi 50 për qind e anëtarësisë. Xh.Rexhepi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu