Peja në hall me hajnat, vetëm për 8 muaj 473 vjedhje

0
989

Vjedhjet ne peje

Rajoni i Pejës është duke u përballur jashtëzakonisht shumë me dukurinë e vjedhjeve. Policia atje bën të ditur se vetëm në këtë tetë muaj të këtij viti janë regjistruar 473 raste të vjedhjeve, të cilësuara si të rënda.

“Gjatë periudhës kohore nga 1 janari 2015 deri më datë 15 shtator 2015 hetuesit kanë evidentuar 473 raste të veprës penale ‘ Vjedhje e rëndë ’ në komunën e Pejës, dhe nga këto raste hetimet policore nën autorizimin e prokurorit shtetit kanë rezultuar me zbulimin e 221 veprave penale të këtij lloji për të cilat hetuesit kanë dorëzuar në Prokurori edhe Kallëzimet penale ndaj kryesve të këtyre veprave penale”.

Policia edhe pse nuk ka mundur t’i zbardh shumicën e rasteve, megjithatë ka arritur që të arrestojë 68 persona si kryes të disa prej këtyre veprave, transmeton lajmi.net.

“Për ketë periudhë kohore për zbardhjen e rasteve hetuesit policor kanë realizuar 38 kontrolle të vendbanimeve të personave të dyshuar, me ç’rast janë arrestuar 68 persona si kryes të mundshëm të dyshuar për veprat penale”.

Më e prekura nga këto raste, sipas Policisë, del të jetë lagja Fidanishtë.

“Vlen për të cekur, vetëm nga muaji mars 2015 në lagjen Fidanishte të qytetit Pejë, kanë ndodhur më se tridhjetë (30) raste të vjedhjeve të rënda nga kryesit e panjohur. Rrjedha hetimore ishte zhvilluar mbi informacionet fillestare,gjetjen e provave materiale, me ç’rast gjatë këtyre dy muajve të fundit është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre persona të dyshuar për kryerje e këtyre veprave në ketë lagje dhe hetuesit janë në kërkim edhe të tre të dyshuarve tjerë të cilët janë të identifikuar,të njohur për hetuesinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu