Pensionistët kategoria inekzistente për pushtetarët

0
848

Po jetojm në një shtet që nuk punon për ardhmërin e vendit,e as nuk kujdeset për njerzit të cilët i shërbyen për shum vjetë.

 

Ne po jetojm në një vend ku neglizhohet çdo gjë,e kaluara dhe e tashmja.

 

Njerzit të cilët që nga paslufta e luftës së II-të botërore kontribuan,punuan për këtë Kosovën tone e cila sot po i harron .

 

Qeveri pas qeverie,kryeministër pas kryenministri ,parti mbas partie në pushtet të gjithë këta nuk u kujdesen për këtë kategori e cila sot mund të thuhet lirisht se është e harruar nga ata të cilët do të duhej të kishin treguar kujdes për ta.

 

Premtimet e dhëna nga pushtetarët mbetën të tilla vetëm premtime të cilat u dhanë shpresë të madhe në fillim por që sot kanë mijëra penzionistë të zhgenjyer,të uritur ,e të sëmurë.

 

Të gjithë ata që u ulë në karrikën e `ëmbël`të pushtetit premtuan aprovimin e shpejt të ligjit të pensioneve,por që të gjithë mbeten fjalëshumë e punëpak.

 

Edhe kryeministri Hashim Thaçi kishte nënshkruar gjatë fushatës zgjedhore me BPIP një momerandum dhe kishte premtuar në aprovimin e shpejtë të ligjit të Pensioneve.

 

Natyrisht atë kohë ishte fushata elektorale ,veprim ky që kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës do i sillte më shum vota.

 

Dua të u kujtoj se në Kosovë jetojnë shum njerez me varfëri të skajshme ,si dhe po thuajse është zhdukur klasa e mesme.

 

Pyes vetën se kur do të vetdisohen njerzit në pushtet ,në mënyr që të punojnë me seriozitet për këtë kategori e që në mesin e tyre jan edhe prindërit e tyre.

 

Është krejtësisht e pakuptueshme mënyra se si e shtyejn aprovimin e ligjit të pensionëve në parlament ,deri më sot.

 

`Sot mbase ju keni pushtetin por nesër edhe ju do të bëheni si ata`.

 

Kryeministri Thaçi nuk e di se çka do të premtoj në fushatën e ardhshme , por e di se gjatë kësaj kohe shum penzionistë do të vdesin e nuk do të mund të presin më shumë.

 

Po jetojmë në një shtet i cili nuk lufton për të rinjët e as nuk kujdeset për të vjetrit …

 

Cila është e ardhmja që na pret?

 

Të gjithë thonë se shpresa vdes e fundit ,e vetmja kjo na mbetet si ngushllim për të vazhduar më tej.

 

Donjeta H.ELSHANI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu