Pentagoni, paratë e SHBA-së i kanë talebanët

0
898

Një deklaratë që ka tronditur opinionin publik në Amerikë erdhi nga Pentagoni. Zyrtarë të lartë konfirmuan për mediat se kryengritësit talibanë, të cilët po luftohen nga SHBA dhe aleatët e saj, kanë mundur të sigurojnë para, që janë dhënë për një kontratë amerikane të transportit në Afganistan.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, koloneli Dejv Lapan, një ditë më parë konfirmoi se hetuesit zbuluan se parat e derdhura nga kontratat me vlerë 2.1 miliardë dollarë, kanë rënë në duart e talebanëve.

Sipas Uashington Post, kontraktuesit u kanë paguar para talebanëve për t`u mbrojtur, ose janë të përfshirë në pastrim parash apo mashtrime te tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu