Për ​Ministrat e Isa Mustafës- Trepça është e Serbisë!

0
1237

Trepça 3

Në Qeverinë e Serbisë sot është paralajmëruar një konferencë për media në lidhje me kombinatin “Trepça”.

Siç njofton zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë gazetarëve me këtë rast do t’u drejtohet shefi I kësaj zyre Marko Gjuriq, ministri i Minierave dhe Energjisë si dhe ministra tjerë të qeverisë serbe, transmeton KosovaPress.

Sipas mediave serbe është paralajmëruar se në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, zëvendës kryeministri i Kosovës Branimir Stojanviq, ministri për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviq, dhe ministri i Pushtetit Lokal Lubomir Mariq.

Qeveria e Kosovës me 14 janar ka marrë vendim që ta ndryshojë ligjin për ndërmarrjet publik, që i mundëson kombinatit “Trepça”të kalojë në pronësi të Qeverisë ndërkaq nesër kuvendi do të diskutojë në lidhje me këtë ligj.

Ndryshe kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq pas vendimit të qeverisë për ndryshim të ligjit ka thënë se kjo është një goditje për dialogun mes palës shqiptare dhe asaj serbe dhe shpreson që qeveria serbe ta zgjedhë atë problem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu