“Për ata që nuk e kanë njohur Astrit Deharin”

1
564

astrit-dehari

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia i ka kushtuar një tekst të gjatë aktivistit Astrit Dehari, i cili vdiq dje tragjikisht në Burgun e Prizrenit.

Vitia vë në spikamë karakterin pozitiv të Deharit, teksa rrëfeb përvojën personale të tij gjatë angazhimit të Deharit si vullnetar në drejtorinë që ai drejton.

Deharin e përshkruan si person me karakter të fuqishëm,  si punëtor të zellshëm e si altruist të pashembullt.

Lexojeni të plotë tekstin kushtuar Deharit:

Për ata që nuk e kanë njohur Astrit Deharin

Astrit Dehari ka punuar për më shumë se dy vite në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Kohën më të madhe si vullnetar – pa pagesë. Çdo punë që ka marr Astriti, ka përfunduar në mënyrën më efikase, por padukshëm, pa mburrje dhe pa fjalë.

Për ata që nuk e kanë njohur Astrit Deharin

Astriti ka qenë absolvent në Mjekësi. Jo vetëm student i dalluar por me të ke mundur të konsultohesh për Mjekësi si me një specialist me shumë vite përvojë pune. Orarin e pauzës Astriti e ka shfrytëzuar për të lexuar për provime, i mbyllur në zyre, i padukshëm, pa mburrje dhe pa fjalë.

Për ata që nuk e kanë njohur Astrit Deharin

Astriti ka pasur një mirëkuptim dhe një dashuri të pafund për njerëzit – të gjithë. Edhe për ata që kan provuar ta lëndojnë. Arsyetimi i tij karshi të gjithëve, dhe mënyra si është munduar ti arsyetoj dhe ti falë ata, më ka bërë të dukem më i ri dhe më i vogël karshi tij dhe më ka bërë njeri më të mirë…jo vetëm mua. Arsyetimet dhe dashuria e tij ka qenë komplet të pakushtëzume, pa inate, pa mburrje dhe pa fjalë.

Për ata që nuk e kanë njohur Astrit Deharin

Astriti mbi të gjitha, më së shumti e ka dashur Kosovën. I gjithë motivi dhe vullneti i tij për punë ka qenë dashuria për Kosovën. Kosovën çfare e kemi ëndërruar. Ai punën dhe angazhimin e tij e ka pa komplet në funksion të kësaj ëndrre. Ai e ka ndje këtë si një obligim, si diçka normale që kontributi i secilit duhet të jet në këtë funksion. As edhe në një moment të vetëm nuk e ka shfaqur personalen para së përgjithshmës. Ke mundur të bisedosh me të për çdo gjë dhe bile edhe të ja thyesh mendjen për shumë gjëra, por jo të ja shuash shpresën dhe ëndrrën. Idealist i pandreqshëm por i padukshëm, pa mburrje dhe pa fjalë.

Për ata që nuk e kanë njohur Astrit Deharin

Astriti në vitin 2010, si student i ri i mjekësisë, ka qenë jo vetëm i shqetësuar me sistemin shëndetësor por edhe aktiv duke rezonuar dhe përpjekur qysh atëherë ta jep kontributin e tij në këtë drejtim. Një artikull i tij me 16 Gusht 2010 (poshtë në foto) e spjegon këtë. Ai me pyeti si po të doket. Vetëm kaq. Dhe në artikull figuron edhe emri im si emër i parë. Sepse i tillë ishte Astriti, aktivist dhe punëtorë i palodhshëm, i padukshëm dhe i pa fjalë.

Për ata që nuk e kanë njohur Astrit Deharin

Vdekja e tij është dhembje e madhe për familjen, por vdekja e tij e parakohshme është humbje e paimagjinushme për të gjithë ata që e kanë njohur, por edhe për të gjithë ata që nuk e kanë njohur, sepse Kosova ka humbur një punëtor të zellshëm, një mjek briliant në të ardhmen, një patriot model çfarë sot kërkohet, një idealist dhe një shembull për të ndjekur. Ironikisht, ai sot është më i dukshëm se kurrë, më me fjalë se kurdo më parë dhe dhimbjen tonë shpresoj shumë se do ta shëndrrojmë në mburrje dhe model të një idealisti me aq shumë mirësi e dashuri mbrenda. Nuk do të jetë e lehtë!

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu