Për çfarë po akuzohet Jakup Krasniqi? Specialja lëshon komunikatë

0
181
Për çfarë po akuzohet Jakup Krasniqi? Specialja lëshon komunikatë

Sot u arrestua dhe u transferua në Hagë Jakup Krasniqi.

Por se për çfarë po akuzohet ai, është bërë e ditur në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Në aktakuzën e konfirmuar ndaj tij, thuhet se Jakup Krasniqi po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pjesëtarët e EULEX-it sot bastisën shtëpinë e Jakup Krasniqit, të cilën më pas edhe e arrestuan. Krasniqi është arrestuar pas 10 orësh bastisjeje në shtëpinë e tij, ndërsa pritet transferimi i tij në Hagë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu