Për leje qëndrimi në Perëndim, dëmtojnë imazhin e Kosovës

0
952

Bujar Huruglica

Imazhi i Kosovës në botë po dëmtohet nga vetë qytetarët e saj, të cilët për të marrë leje qëndrimi në shtetet e Perëndimit deklarojnë se janë të rrezikuar nga grupe të ndryshme të jetojnë në Kosovë. Një deklaratë të tillë e kishte bërë Bujar Huruglica, i cili kishte punuar si kontraktor për ushtrinë amerikane në Irak dhe Afganistan.

Shumë qytetarë të Kosovës në kërkim të një jete më të mirë po vazhdojnë të kërkojnë azil nëpër vende të ndryshme të botës.

Madje ndodh shpesh që japin deklarata të ndryshme për mungesë sigurie në vend si arsye e largimit të tyre dhe kërkimin e azilit, raporton KTV-, me heret ka qen fenomeni se gjoja po ndiqen nga ekstremistet e UCK-se apo kan qen kolaboracionist te Serbis dhe deri ne at mas sa jan paraqit dhe minirotet Rom dhe hashkali.

Rasti më i fundit është Bujar Huruglica, i cili për herë të parë tha se rrezikohet nga ekstremistët fetarë në Kosovë, andaj kërkoi status qëndrimi në Kanada.

Përveç se tha që ekstremistët islamikë ia kanë kërcënuar familje, Huruglica deklaroi se kishte kërkuar ndihmë edhe nga Policia e Kosovës, mirëpo kjo e fundit nuk ka bërë asgjë për ta mbrojtur.

E, kjo nuk u ka pëlqyer aspak zyrtarëve të këtij institucioni. Thonë se Bujar Huruglica nuk ka kërkuar kurrë ndihmë nga ky institucion, e as nuk e ka njoftuar atë se po ndihet i kërcënuar.

Sadriu ka pohuar se Policia e Kosovës është e gatshme të ofrojë siguri për secilin qytetar.

Ndërkaq Bujar Huruglica, bashkë me gruan, vjehrrën dhe vajzën e lindur në Kanada po vazhdon betejën ligjore për të qëndruar në këtë shtet.

Gjykata Federale në Otava i ka refuzuar të premten qëndrimin në Kanada, por i ka dhënë mundësi për ankesë të re në pritje të shqyrtimit të fakteve të reja, transmeton Koha.net.
“Tmerrohemi vetëm me mendimin që mund të kthehemi në Kosovë. Nuk ka shaka me terroristët”, u kishte deklaruar Huruglica autoriteteve kanadeze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu