Për: Nexhmedin Arifin – kryetar i komunës së Vitisë

0
834

Cc:- Skenderbe Hebibi – kryetar i kuvendit komunal në Viti
– Visar Demiri – kryetar i degës së AAK-së në Viti
– Enver Ukshini – kryetar i degës së AKR-së në Viti

Nga : Daut Xhemajli – Kryetar i Degës së PDK-së në Viti

Lënda : Njoftim për deklarimin inekzistent (të pa qenë) të koalicionit në mes të Partive Politike: PDK-së, AAK-së dhe AKR-së për qeverisjen komunale.

A  r  s  y  e  t  i  m

Duke patur parasysh se koalicioni në mes tri partive, i lidhur për qeverisje të mire, ligjore dhe trasparente për qytetarët e komunës së Vitisë, nuk është përfillur dhe është keqpërdorur nga kryetari i komunës së Vitisë, i cili ka instaluar qeverisje personale dhe diktatoriale në kundërshtim me programin dhe platformën e Partisë Demokratike, Dega e PDK-së në Viti, deklaron të paqenë (inekzistent) koalicionin me këto dy parti për qeverisjen komunale, sepse:
– N. Arifi ka larguar nga qeverisja komunale dhe ka etiketuar personalitete nga Kryesia e Partisë Demokratike dhe struktura tjera të PDK-së në Viti dhe ata i ka zëvendësuar me individë nga partitë tjera politike. Këto shkarkime dhe ndryshime arbitrare në dëm të interesave të qytetarëve dhe të PDK-së, të bëra pa konsultimin dhe pëlqimin e organeve të PDK-së nga N. Arifi, janë përkrahur nga AAK-ja dhe AKR-ja, si dhe nga struktura parapolitike të LDK-së për të trafikuar mandatet dhe votat e PDK-së.
– N. Arifi në të gjitha vendimet e tij kundërligjore ka patur përkrahje të pakushtëzuar nga AAK-ja, AKRja dhe LDK-ja, e cila është në koalicion joformal (të pashpallur) me N. Arifin. Ky koalicion joparimor është mbështetur fuqishëm kryesisht nga individë të caktuar dhe të njohur për  veprimtarinë e tyre kundër PDK-së dhe autoritetit të saj si fituese e zgjedhjeve, por edhe kundër interesave publike dhe qytetare.
– N.Arifi ka më tepër se 6 (gjashtë) muaj që po qeverisë me komunën me Satut të kundërligjshëm (të pacertifikuar) dhe me Vendimin e tij famoz të kundërligjshëm dhe së fundi edhe pa rregullore për organizim të administratës komunale, duke bërë edhe punësime të paligjshme e të trafikuara në administratën komunale.
– N.Arifi, menjëherë pas rizgjedhjes së tij në vend se të ushtroj autoritein e tij për qeverisje në komunë u ka shpallur luftë të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve besnikë të PDK-së, duke shantazhuar ata për punë dhe në punë si dhe duke i kushtëzuar ata me përkrahje për të, kundër PDK-së dhe për veprimet e tij kundërligjore në komunë. Gjithë ky presion për t’i hapur rrugë korrupcionit moral, politik dhe financiar, i cili po lulëzon si asnjëherë më parë në këtë komunë.
-Të gjitha veprimet e N. Arifit kundër PDK-së dhe autoriteteve të saj janë tashmë të njohura dhe të dëshmuara për PDK-në, për organet qendrore dhe aktivistët e saj, prandaj PDK-ja, duke qëndruar e palëkundur në përcaktimet e saja politike dhe programore dhe për të ruajtur autoritetin e saj te qytetarët është e detyruar të marr këto masa për të ruajtur rolin prijës dhe fitues në komunën e Vitisë.
Dhe në fund, duke patur parasysh këto sjellje dhe veprime jonormale dhe joligjore të N.Arifit, që kanë rrezikuar raportet politike dhe njerëzore në Viti, si dhe kanë rrezikuar përspektivën ekonomike dhe politike të komunës së Vitisë, do të kërkojmë nga Gjykata kompetente që të shqyrtoj dhe t‘ia heq cilësinë juridike të tij.

Viti, më 25 janar 2012                                                                                                                        Daut Xhemajli – Kryetar i Degës së PDK-së në Viti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu