Për një Shqipëri të përbashkët

0
845

Ata që të donin sinqerisht Nëna Shqipëri, u flijuan së përpjekuri për ty! S’janë më, i ka mbuluar dheu i tokës mëmë. Ata që u dogjën për ty, por që janë në mesin e të gjallëve si përmend askush, paçka se ata o Nëna jonë Shqipëri të duan thellë nga zemra edhe kur je e pasur e shëndetshme. Ata të duan edhe kur je e varfër dhe e sëmurë…Ata t’i puthin plagët tua të përgjakura nëpër shekujt e përflakur. Dashuria e zjarrtë për ty kurrë s’plaket.

Ata që s’të dolën zot dje, por haptas të shanin teksa ishin bërë një me armikun, ata korba të zi, sot të parët erdhën të “puthin” ballin ! E t’i ndoshta si njihje, se kush ishin, se kush janë tani ?!!! O, Zot sa keq na vinte neve të përvuajturve idealist, kur i shikonim tek përjargeshin në ballin tend të ndritur, ata korba të zi, tashmë plot të tillë kanë dalur në skenë e plagën po ta grrithin dhe s’po e lënë të shërohet! Me mashtrime me hajni, me para të ndyra, po spekullojnë, po flasin në emër të kombit…Spekullojnë…Spekullojnë…

Ti, Nëna ime Shqipëri i njehë mire, por përkohësisht ta kanë mbyllur gojën…Të tillët të kanë coptuar, të kanë ndarë në thela – thela, e po të përçajnë bashkë me të huajin…Ata hanë me disa lugë, e hëngshin kokat e veta…Ata shkelën gjakun e dëshmorëve, vuajtjet e idealistëve, lotët e nënave që dhanë bijtë e bijat e tyre për ta bashkuar Shqipërinë…Ata shkelën mbi ty Shqipëria Nënë, mbi Kosovën hallemadhe, mbi tokat shqiptare në Maqedoni, mbi tokat shqiptare në Serbi,  (Preshevë e deri në Toplicë), mbi tokat shqiptare në Mal të Zi dhe mbi tokat shqiptare në Greqi ( Çamëri )…

Të tillët nuk të duan të tërën, për këtë po habitet bota, si këta korba të zi të kanë bërë copa – copa…Dinakët e tillë kanë zënë pozita të larta në pushtet dhe janë pasuruar mbi kurrizin tend! Ata duan që kjo kënaqësi tu zgjatet më mija vjet! Këta laro të mjerë, të kanë pëlqyer të ndarë e të përçarë. Po ti Nënëmadhja jonë kthjellohu, forcohu, shkëndijo rreze drite mbi Shqipërinë  për tu bërë shteti i përbshkë i gjithë shqiptarëve, le të ndriçoj ngado kjo dritë e së vërtetës, ta largojmë të bashkuar errësirën, gënjeshtrën…Po ti Nënë bashkoi ata që ta duan të mirën, që përpiqen dhe flijohen për shpëtimin tend.

Forcohu që ti ndëshkosh gënjështarët, të ndyrët, të pabesët, ti pastrosh nga trojet tua barishtat e këqija, labodët, therrat pa vlerë, pleshtat, këta lugetër të ri, kur ende i kemi mbi kokë lugetërit e vjetër sllavë. E di Nënë se ti nuk i duron tregtarët e flamujve, që janë bërë kameleonë që ndërrojnë ngjyrat. E kuptoj Nënë se ty të zemëron sjellja dhe lakmia e politikanëve tanë që janë bërë rriçna që tok me të huajt pine pamëshirshëm gjakun e popullit. Po e shohë Nënë se ty të shqetëson tjetërsimi i disave qe po hanë bukën nga toka jote dhe janë bërë një me rriçnat e pleshtat dhe me larot e deridjeshëm…Çfarë s’të habit! Në këtë kohë të pakohë, në hapsirat mbarë shqiptare që po ndodhin veprime të çorroditura që mund të hyjnë në Librin e Ginisit!

Viktima mazohiste po bashkëjeton dhunshëm me torturuesin sadist. Patrioti po bëhet i dyshimtë, kurse titisti-rankoviçisti, nis e fiton besimin. Harrohet i munduari, i përvuajturi, i flijuari, e ngritet ai që ishte i priviligjuar nga i huaji, nga pushtuesi, nga shtypësi i popullit shqiptar që gjakon lirin në trojet e veta. I tjetërsuari, mercenari, matrapazi, zvarraniku, pareliu e kodoshi, që vrapon pas tubimeve partiake, pas përvjetorëve të dëshmorëve, pas promovimeve librash, shpallet “patriot”!

Na pyesim Nënë, çka ka ndodhur! Çka po ndodhë në të vërtetë?!!! Veçmas me ata qe i kemi pandehur për shokë të idealeve atdhetare. Tani e ka zënë një post qeveritar, apo një post menaxheri në ndonjë Ndërmarrje Publike dhe është bërë si ai shpendi magjik Makushi që e fut kokën në rërë, paçka se gjyetarët e kanë vënë nën shënjestër të pushkës. Ata e kanë harruar këngën e Shqiponjës, tani e kanë mësuar këngën e korbit të zi. Ata janë tjetërsuar për tu vetëshkatërruar, janë të hutuar, tisin e syve ua ka nxënë mjegulla dhe po shkojnë në theqafje. Fromi do të thoshte: Ata janë egoizmi shqiptar, që e kanë theksuar në shkrimet e tyre  edhe Konica me Nolin.

Ç’është kjo tkurrje prej kërmilli?!Turp për birin tend plangëprishës them dhe të derjtohem ty Nënë! Ku janë ndjenjat njerëzore të këtij plangëprishësi që s’ndien se ka të kaluar, të tashme e të ardhme, që se kupton se sa e pakuptimtë është paqja e përdhunshme e Athisarit. Ç’është ky dorëzim i padinjitetshëm. Përkundër të gjitha këtyre apsurditeteve, së bashku me atdhetarët mbarëshqiptar, ta shtyjmë sëbashku me popullin lirikërkues qerrën tonë drejt majave të larta për një Shqipëri të përbashkët.

 

Shkruan: Avdi Ibrahimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu