Për një strehë për fëmijët, banori i Skenderajt vendosi ta shesë veshkën

0
669

Veshka

Një banor i Kopiliqit të Skenderajt është i vendosur të shesë njërën veshkë për t’ua siguruar katër fëmijëve të tij një shtëpi më të mirë.

Për pak të ardhura, ai kishte filluar të merret me tregti, duke shitur patate e miell misri. Por, inspektorët ia kanë konfiskuar edhe ato, pasi që nuk lejojnë tregtinë jashtë tregut të Komunës, raporton KTV.

Ai, bashkë me gruan dhe katër fëmijët, jetojnë në Kopiliq në një shtëpi gjysmë të rrënuar.

Në komunën e Skenderajt janë në njohuri për gjendjen e familjes Sahiti dhe se ata janë ndihmuar disa herë. Ndërsa, sipas Hajriz Kocit, inspektorët konfiskimin e patateve dhe miellit e kanë bërë pasi që nuk është e lejuar tregtia në lokacione pos tregut, transmeton koha.net.

Koci ka shtuar se Komuna e Skenderajt në muajin e kaluar ka ndihmuar dy familje me nga pesëmijë euro, për t’ju siguruar strehim. Por familja Sahiti mund të jetë në mesin e përfituesve njehere tjeter, pasi që kërkesat janë të mëdha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu