Për opinionin publik dhe mjetet e njoftimit

0
909

Xhevat Bislimi:

Partia Demokratike e Kosovës Dega e saj në Viti

Rekomandimet e Grupit Ndërkombëtar të krizave, të disa “miqëve” e qarqeve të huaja dhe të ndonjë bastardi shqipfolës, që Veriut të Kosovës t’i jepet një autonomi (status i veçantë) kanë ngjallur pakënaqësi dhe indinjatë te anëtarësia dhe elektorati i PDK-së në komunën e Vitisë.
Në takimin e sotëm (17 mars 2011) me nëndegët e Degës së PDK-së u tha se pranimi i planit të Atisarit nga institucionet e Kosovës ishte lëshimi më i madh dhe tragjik që është bërë në kurriz të të drejtës së popullit shqiptar për të jetuar i lirë dhe i bashkuar. Rishikimi i këtij dokumenti dhe i Kushtetutës së Kosovës me qëllim të zgjerimit të të drejtave të pakicës serbe (edhe ashtu kanë super të drejta, që nuk i njeh asnjë dokument ndërkombëtar për të drejtat e pakicave) dhe me qëllim të dhënies së një autonomie për Veriun e Kosovës do të hapte “kutinë e Pandorës” në rajon. Nëse ndodh kjo komunat serbe në rajonet tjera dhe veçmas në Anamoravë nuk do të njiheshin më dhe do të kundërshtoheshin nga shqiptarët.

Në këtë takim me kryetarët e nëndegëve të Degës së PDK-së u diskutua edhe për arrestimet dhe provokimet e fundit të EULEX-it ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Arrestimi i Nënkryetarit dhe deputetit të PDK-së Fatmir Lima dhe i bashkëluftëtarëve të tij konsiderohet përpjekje për rrënimin e kësaj gjysmëlirie të Kosovës dhe të kësaj gjysmësubstance shtetërore. Këto arrestime dhe ky dhunim i lirisë së Kosovës nuk mund të tolerohen edhe shumë kohë nga populli shqiptar i Kosovës. Në emër të anëtarëve dhe zgjedhsëve të PDK-së në Viti kërkojmë institucionet e Kosovës që të garantojnë lirinë, sigurinë dhe qetësinë për qytetarët e këtij vendi, duke i frenuar ambiciet e shfrenuara të misioneve të huaja për ta rrënuar dhe nëpërkëmbur të kaluarën liridashëse, të tashmen dhe të ardhmen e këtij populli.

Viti, më 17 mars 2011                                                                                                                               Kryetari i Degës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu