Përcjellja e Agollit për në banesën e fundit [video]

0
735

Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, sot është përcjellë për në vendin e fundit.

Familjarë, krerë të shtetit dhe politikës, ambasadorë të shumtë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të artit dhe të medias, e nderuan për herë të fundit, Dritëro Agolli në homazhet e organizuara në Pallatin e Kongreseve.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se dëshira e fundit e Agollit ishte të flinte.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka thënë se Shqipëria sot është më e varfër pa Dritëron.

Kjo ishte ceremonia shtetërore në Tiranë, ndërsa paralelisht në vendlindjen e tij në Devoll, u mbajtën homazhe.

Në ceremonialin shtetëror, shkrimtari Agolli u vlerësua për kontributin e tij në letërsi por edhe në politikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu