Përfaqësuesi i serbëve të fshati Suhodoll, Miçi Kragoviq, kërkonë demarkacion për Mitrovicën

0
436

veriu-i-kosoves

70 familje serbe nga fshati Suhodoll i Mitrovicës janë të shqetësuar për demarkacionin midis pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës.

Për kryetarin Agim Bahtiri çështja e demarkacionit të Mitrovicës është një marrëveshje e pakos së Ahtisarit për të cilën nuk duhet të diskutohet pasi Suhodolli i takon komunës së tij, transmeton lajmi.net.

Përfaqësuesi i serbëve të këtij fshati, Miçi Kragoviq i ka thënë Tanjugut se shpreson që gjërat të ndryshojnë.

“Në qoftë se dikush ka për qëllim të bëjë këtë fshat mjedis të pastër etnikisht dhe t’i largojë serbët nga këtu nuk ka për t’ia dal mbanë”, ka thënë ai.

Zyrtarja ekzekutive në administratën e Komunës së Mitrovicës Veriore, Adriana Hoxhiq, ka thënë se nuk pajtohet që fshati Suhodoll të mbetet pjesë e Mitrovicës Jugore.

“Ky është një vendime të cilin liderët lokal në veri nuk janë dakord dhe besoj se kjo çështje do të diskutohet në Bruksel dhe të qartësohet”, ka thënë ajo.

Një nga ministrat serb në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq i ka thënë Tanjugut se çështja e kufirt në Suhodoll ishte temë e bisedimeve në Bruksel dhe se ai pret që marrëveshja të zbatohet.

Ndërsa zyra e BE-së, në Prishtinë ka thënë se BE-ja beson se vija kufitare mes Jugut dhe Veriut të Mitrovicës është e përcaktuar qartë në legjislacionin e Kosovës dhe duhet inkurajuar kryetarët e komunave që të nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit.

Afati i fundit për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit në mes të Mitrovicës veriore dhe jugore  ka qenë më 14 tetor 2016. Memorandumi në mes kryetarëve ende nuk është nënshkruar./lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu