Përfundimisht s’merren vesh

0
699

Ideja për arritjen e koalicionit në mes të AAK-së dhe PDK-së për të qeverisur me vendin, përfundimisht ka rënë. Sot, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Kryeministri Hashim Thaçi, u takuan për të shqyrtuar këtë mundësi, por nuk është arritur asnjë marërveshje.

“Pas shqyrtimit të gjendjes aktuale politike në Kosovë, nuk u arrit marrëveshja e cila do të mundësonte bashkëqeverisjen e PDK-së dhe AAK-së, në rrethanat e tanishme”, thuhet në një njoftim të AAK-së.

 

“AAK sërish përsërit që do të ofrojë kontributin e saj në adresimin e çështjeve me interes shtetëror, siç janë: Dialogu në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë; Reforma e sistemit zgjedhor dhe Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian”.

 

“Si parti opozitare, AAK do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat politikë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, dhe për krijimin e rrethanave më të volitshme për Kosovën, për ta siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë politike dhe ekonomike të Republikës së Kosovës”.

Takimi është konfirmuar edhe nga partia në pushtet, PDK, e cila, përmes një komunikate për media, ka njoftuar gjithashtu se në takimin e zhvilluar mes dy liderëve, Hahsim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, “nuk është arritur marrëveshja që të këtë bashkëqeverisje në rrethanat aktuale”.

Ndërkaq, thuhet se dy liderët kanë diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend dhe janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin, me theks të veçantë në vijimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë.

“Gjithashtu, në takim u bisedua për bashkëpunim në reformën zgjedhore dhe për procesin e integrimeve euroatlantike”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu