Përfundoi procesi i brendshëm zgjedhor në Degën e PDK-së në Viti

0
942

Kryetari i Degës së PDK-së në Viti, Daut Xhemajli, mblodhi dje Këshillin e kësaj Dege me një pikë të vetme: zgjedhja e Kryesisë së Degës. Kryetari, Daut Xhemajli, foli para Këshillit të Degës për rëndësinë e përmbylljes së procesit zgjedhor në këtë Degë. “Ishte një proces shumë i rregulltë zgjedhor, i hapur, demokratik dhe unifikues në Degën e PDK-së në Viti. Përpjekjet për të fut “spica” në këtë Degë nuk patën sukses… I tërë procesi zgjedhor në këtë Degë u shqua për mirëkuptim, bashkëpunim, marrëveshje dhe solidaritet ndërmjet anëtarëve dhe strukturave të nëndegëve dhe të Degës së PDK-së në Viti. Sot, vazhdoi Xhemajli, po mbyllim procesin zgjedhor në Degën tonë dhe po hapim procesin e përgatitjeve, organizimit dhe mobilizimit për t’i fituar zgjedhjet komunale-vendore”. Në emër të Kryesisë qendrore dhe në emër të Kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, Këshillin e Degës dhe anëtarët e tij i përshëndeti anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhevat Bislimi, i cili mbajti një fjalim të shkurtër për rëndësinë e përmbylljes së këtij procesi zgjedhor në Degë. Ky proces zgjedhor shumë demokratik është garancia dhe premtimi më i besueshëm për fitoren e zgjedhjeve komunale. Uniteti dhe solidariteti i ndërtuar nga anëtarët e kësaj Dege me shumë mund dhe vullnet na mbush me besim se edhe zgjedhjet e sivjetme komunale do t’i fitojmë. Konsensusi, bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe solidariteti që karakterizon këtë Degë dhe anëtarët e saj do të zgjerohet dhe thellohet edhe me simpatizantët, votuesit dhe qytetarët e Komunës sonë, Vitisë. Mbyllja e procesit të brendshëm zgjedhor në këtë Degë shënon hapjen e përgatitjeve intensive për zgjedhjet komunale, tha Bislimi.

Kryetari i Degës, Daut Xhemajli, gjatë takimeve me nëndegët e kësaj Dege dhe në bashkëpunim të ngushtë me to kishte përgatitur propozimet për anëtarët e Kryesisë së kësaj Dege. Sipas, shembullit të Degëve tjera dhe në pajtim me orientimet dhe politikat e organeve qendrore, edhe në këtë Degë u propozua një Kryesi me një numër pak më të madh se zakonisht. Për anëtarë Kryesie u propozuan 33 anëtarë, të cilët u votuan nga Këshilli i Degës. Anëtare të kësaj Kryesie janë edhe pesë gra dhe disa anëtarë nga radhët e rinisë demokratike.

 

Zyra për informim e Degës së PDK-së në Viti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu