Përfundoi regjistrimi, pa veriun dhe mërgatën

0
528

Në mesnatë ka përfunduar regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare, ndërsa zyrtarët e Entit të Statistikave të Kosovës, nuk kanë dhënë ende asnjë shifër zyrtare të banorëve të Kosovës. Ndërsa besohet se jashtë regjistrimit kanë mbetur rreth 1 milion shqiptarë që jetojnë në mërgim dhe pjesa e veriut të vendit.

Regjistrimi ka filluar më 1 prill dhe ishte parapa të përfundonte më 15 prill, pro ai ishte shtyrë për deri të martën në disa komuna të Kosovës, si në Prishtinë, Deçan, Partesh, Kllokot dhe në disa komuna të tjera.

Një gjë e këtillë nuk ka ndodhur fare në veriun e Kosovës dhe në këtë drejtim, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson kishte deklaruar se ambienti politik ka bërë që në veri të mos jetë realizuar regjistrimi.

Sipas zyrtarëve të Entit të Statistikave të Kosovës regjistrimi ka ecur mbarë, ndërsa nuk kanë dashur të japin statistika për numrin e banorëve dhe përfshirjen e tyre në regjistrim.

Rezultatet preliminare pritet të prezantohen në muajin qershor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu