Përfundoi zyrtarisht misioni i SHBA në Irak

0
889

Bagdad, 15 dhejtor- Ushtria amerikane sot zyrtarisht përfundoi misionin në Irak, duke ulur flamurin në gjysmë shtizë,në bazën e tyre ushtarake në afërsi të Bagdadit.

Në këtë ceremoni morën pjesë sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta, pastaj komandanti i forcave amerikane në Irak, gjenerali Llojd Austin, si dhe ambasadori amerikan në Bagdad, James Jeffrey. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe zyrtarët irakianë, njofton REL.

Momentalisht në Irak ndodhen edhe më pak se 4000 ushtarë amerikanë, të cilët pritet ta lëshojnë vendin për pak ditë.

Në një kohë, në Irak kishte rreth 170 mijë staf amerikan, në më shumë se 500 baza. Tërheqja e trupave amerikane shënon fundin e një lufte, që la të vrarë me mijëra irakianë dhe ushtarë amerikanë.

Që nga viti 2003, diku rreth 1.5 milionë amerikanë kanë shërbyer në Irak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu