Përfundojnë seancat për deportimin e Boiken Abazit, pritet vendimi i gjykatës

0
463

Përfundojnë seancat për deportimin e Boiken Abazit, pritet vendimi i gjykatës

Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se dje është mbyllur gjykimi në lidhje me depërtimin e tij nga Kosova dhe se në ditët në vijim pritet vendimi i gjykatës.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se senca gjyqësore është bajtur jashtë afateve ligjore, derisa ka përmendur edhe disa ka përmendur se në sencat gjyqësore ka munguuar përfaqësesuesi i zyrës së Avkokatit të Popullit, i cili në këtë proces do ta mbronte Ministri ë e Punëve të Brendshme, si palë e paditur nga Abazi.

Postimi i plotë i Abazit:

Dje u mbajt në Prishtinë seanca gjyqësore për padinë që kemi ngritur kundër urdhërit të motivuar politikisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, që çoi drejt dëbimit tim me forcë marsin e vitit të kaluar dhe te masa për ndalimin e hyrjes në Kosovë për 2 vjet.

Seanca gjyqësore është mbajtur jashtë afateve ligjore, të cilat përcaktojnë se për raste të tilla Gjykata duhet të vendosë brenda një afati 60 ditor. Padia jonë është dorëzuar në datën 12 prill 2016, dhe seanca është mbajtur dje, rreth 8 muaj jashtë afatit ligjor. Ia vlen të theksohet gjithashtu se zyra e Avokatit të Shtetit, e cila duhet të mbronte Ministrinë e Punëve të Brendshme për këtë padi, nuk është paraqitur në seancë.

Kjo është hera e dytë qe ata nuk paraqiten në seancë, dhe kësaj radhe i kanë dërguar edhe një letër Gjykatës, ku thonë se nuk do të marrin pjesë por që e mbështesin urdhërin dhe masën e ndërmarrë kundrejt meje – masa që padrejtësisht mbahen ende në fuqi. Në këtë seancë unë isha i përfaqësuar nga avokati Tomë Gashi, të cilin e falenderoj për argumentet dhe provat e paraqitura në Gjykatë, që dëshmojnë se ky urdhër ka qenë një urdhër kryekëput i montuar dhe motivuar politikisht nga pushteti autoritar në Kosovë. Sa i përket aspektit juridik, gjykimi është mbyllur dje dhe tash pritet vendimi i Gjykatës në ditët në vijim.

Cilido qoftë vendimi, jam i bindur se njerëzit janë të qartë mbi atë çka ka ndodhur me këtë rast, dhe me rastet e tjera të dëbimeve nga Kosova të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që janë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Në ndërkohë, bazuar mbi besimin dhe votën që më është dhënë nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, unë i vazhdoj të gjitha funksionet e mia si Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu