Autoritetet maqedonase kanë identifikuar trupat e të vrarëve gjatë konfliktit të fundjavës së kaluar në Kumanovë të Maqedonisë përmes autopsisë së përfunduar të hënën.
Numri i të vdekurve të identifikuar është dhjetë, nëntë nga ata janë nga Kosova, derisa njëri është nga Maqedonia.
Burime të besueshme të gazetës në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë kanë konfirmuar në kushte anonimiteti se autopsia e trupave ka përfunduar gjatë ditës së hënë, ndërkohë janë në pritje të vendimit të Prokurorisë se kur do t’i lejojë trupat të sillen në Kosovë.
Ndonëse lista me emrat e të vdekurve akoma nuk ka arritur në Kosovë, gazeta ka pasur qasje në atë listë në të cilën në mesin e të vdekurve janë edhe të shumëpërfolurit, Mirsad Ndrecaj (17.06.1979) dhe Beg Rizaj (25.12.1977)
1. Mirsad NRECA-17.06.1979
2. Beg RIZAJ-25.12.1977
3. Hisen RUSHITI-20.07.1965
4. Samid KASTRIOTI(DESTANI)-14.12.1975
5. Turgaj GASHI-13.04.1978
6. Arben REXHAJ-17.09.1971
7. Xhafer ZYMBERAJ-18.05.1972
8. Fatlum VISHESELLA-16.08.1983 dhe
9. Valon KABASHI-14. 08.1985