Përfundon mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës

0
696

Vjenë, 2 korrik – Grupi Ndërkombëtar Drejtues në Vjenë sot ka vendosur për dhënien fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, duke i hapur një perspektivë të re shtetit të Kosovës. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga anëtarët e GND-së bëjnë të ditur për KosovaOnline, burime brenda takimit.

Menjëherë pas takimit një një deklaratë për media, kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi se sot me 2 korrik, GDN mori një vendim historik për përmbylljen e pavarësisë së Kosovës, e cila është një datë simbolike për Kosovën.

“Kjo datë tregon se sa shumë rrugë të gjatë kemi bërë, sa shumë sakrifica dhe dhimbje kishin qytetarët e Kosovës. Qytetarët e Kosovës çdo herë kanë pasur besim të fuqishëm, shpresë dhe optimizëm për Kosovën e pavaruar dhe sot pas 22 vitesh ne jemi shtet sovran dhe i pavarur”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se sot Kosova hap një kapitull të ri të shtetësisë së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu