Përfundon mbledhja e Kryesisë së VV-së

0
251
Përfundon mbledhja e Kryesisë së VV-së

Tashmë ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, përcjellë Gazeta Blic.

Në një komunikatë për media, thuhet se kanë diskutuar për emrin e të nominuarit për kryeministër dhe ditëve në vijim do i dërgohet presidentit.

Po ashtu, në komunikatë përmendet edhe rifillimi i bisedimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Komunikata e plotë:

Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim.

Pas pranimit të shkresës sonë zyrtare, në respekt të Kushtetutës, Nenit 95 pika 1, dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese presim që Presidenti t’ia drejtojë Drekretin me propozimin tonë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

8 janar 2020
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Wednesday, 8 January 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu