Përgjaket Tirana, 4 të vdekur dhe një i plagosur (VIDEO)

0
728

sherri-3

4 persona kanë ndërruar jetë dhe një person ka ngelur i plagosur si pasojë e një sherri të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në zonën e Rrugës së Elbasanit.

Bëhet fjalë për përfshirjen e 5 personave në një konflikt në ambientet e një ambienti me muzikë nën tokë. Nga të dhënat paraparake mësohet se sherri ka nisur për motive banale dhe si pasojë e konfliktit të armatosur, kanë vdekur në vend 3 persona, ndërsa një i katërt ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Traumës.

Një person tjetër, ende i paidentifikuar ka ngelur i plagosur. Dyshohet se një nga autorët e kësaj ngjarje është djali i deputetes të Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani. Burime në vendngjarje të agjencisë NOA.al bëjnë me dije se autori i dyshuar është arrestuar teksa tentonte të arratisej. Bëhet me dije se një nga viktimat është djali i ish prokurorit Skënder Demiri, Arbër Demiri, i moshës 25 vjeç.

Ai është gjetur i pajetë në brendësi të një automjeti tip Mercedes Benz ML me targa TR 250 N. Në vendngjarje ka mbërritur Drejtori i Policisë së shtetit, Artan Didi si dhe Prokurori i Përgjithshëm i Tiranës, Petrit Fusha. Në polici janë shoqëruar disa persona që kanë dijeni mbi ngjarjen. Ndërkaq, policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në zonën nga shkolla e Gjuhëve të Huaja deri tek Liceu artistik “Jordan Misja”

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=mpp_59oHkOo” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu