Përgjimet, e vërteta e rrënimit të objektit të pronarit shqiptar në Gostivar

0
851

Objekti ne Gostivar

Në dosjen e përgjimeve të publikuar nga opozita maqedonase në një nga bisedat midis kryeministrit Nikola Gruevski dhe ministrit të Transportit Mile Janakievski si kurban për rrënimin e objekteve ndërtimore ishte edhe një objekt i një investitori dhe biznesmeni shqiptar në Gostivar.

Gruevski kishte kërkuar që të bëhet një balans sa i përket rrënimit të objektit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski në lagjen Aerodrom në Shkup, duke mos u hetuar se bëhet fjalë për hakmarrje dhe skenar për rrënimin vetëm të këtij objekti.

Në bisedë e sipër ai ka kërkuar nga ministri Janakievski që të gjejë ndonjë objekt tjetër diku në ndonjë komunë tjetër për të rrënuar. Dhe ministri Janakievski ka përmendur objektin siç thotë të një shqiptari në Gostivar dhe më pas Gruevski urdhëron që të rrënohet sa më shpejt, edhe ate me dinamit të rrafshohet me tokë.

Por, e vërteta siç bëhet e ditur bëhet fjalë për objektin “Lovec” në Gostivar, që ishte pronë e një biznesmeni shqiptar. Janakievski nuk ka përmendur emrin por, ka theksuar se këtë objekt e kishte përmendur edhe Nevzat Bejta si ish-ministër i Pushtetit Lokal.

Lidhur me këtë material ka reaguar ish-kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani i cili pas publikimit të këtij detaji në përgjime ka shkruar në profilin e tij në facebook:

“Te nderuar, e verteta vonon por heret ose von fiton. Sot u verifkiu dhe u be publike e verteta e RDK-se dhe e Rufi Osmanit si kryetar i Gostivarit se krimin urbanistik mbi objektin ,Lovec, ne Gostivar e kerkoi krimineli ,NB, dhe u ekzektua nga shefi i tij N.Gruveski.Ju postojm nje foto nga press konferenca ne vitin 2012”, ka shkruar Rufi Osmani. Por lidhur me këtë pritet reagimi edhe i kryetarit të komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, lidhur me këtë çështje të rikthyer si pjesë e debatit që ka dalur nga përgjimet.  (INA)

Objekti ne Gostivar 1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu