Përhapje shqetësuese e koronavirusit në Kosovë

0
210
Përhapje shqetësuese e koronavirusit në Kosovë

Gjendja në Kliniken Infektive në Prishtinë është jashtëzakonisht e rënduar dhe kapacitetet e klinikës janë pothuajse të mbushura, thotë për Radion Evropa e Lirë, infektologu në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi.

Sipas tij, në klinikat e QKUK-së deri të dielën në mbrëmje janë shtrirë 122 pacientë pozitivë ne COVID-19 – në Klinikën Infektive janë 109 persona, në Pulmologji 10, e disa janë të shtrirë edhe ne repartin intensiv në Qendrën e Mjeksisë Sportive.

“Gjendja shëndetësore e tyre është jashtëzakonisht e rëndë, kemi mbi 50 pacientë të cilët janë në oksigjenoterapi, dhe 6 prej tyre i kemi në kujdes intensiv në gjendje të rënduar. Shumica e tyre janë në moshë të shtyrë dhe me sëmundje paraprake, por kemi edhe mosha më të reja”, tha Krasniqi.

Kosova aktualisht i ka 1,203 raste aktive kurse numri i të vdekurve nga koronavirusi është 49.

Numri i të shtrirëve në Kliniken Infektive ka filluar të rritet që nga fillimi i muajit qershor, kur ka filluar faza e tretë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit.

Më 26 maj, në Kliniken Infektive kanë qenë të hospitalizuar 10 raste, kurse te dielën në mbremje 109. Në 10 ditët e fundit në Kosovë janë regjistruar 844 raste te reja. Ditëve të fundit ka ndodhë se deri 46% të testuarëve ne 24 ore kanë dalur pozitiv në COVID19.

“Fakti se kemi përqindje të madhe të rasteve që rezultojnë pozitivë në raport me numrin e përgjithshëm të të testuarve, flet për një përhapje në masë të virusit”, thotë Krasniqi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, paralajmëroi të dielën se nëse vazhdon ritmi i rritjes së rasteve me COVID-19, “do të detyrohemi t’i kthejmë masat e izolimit total, të cilat do të kenë pasoja të rënda për ekonominë dhe familjet tona”.

Në anën tjetër, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ne Twitter ka deklaruar se “rritja e konsiderueshme, kërkon vëmendjen urgjente të Qeverisë dhe përkushtimin e të gjithëve në respektimin e udhëzimeve”.Vjosa Osmani@VjosaOsmaniMP

Kosovo appears to have flipped the chart from one of the winning stories in defeating Covid-19, to top 3rd country per new additional (+) cases. The concerning significant rise, calls for the urgent attention of the Government & dedication of all in respecting the guidelines.

View image on Twitter

504Twitter Ads info and privacy

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu