Përleshen me shufra hekuri tre persona në Deçan

0
780

Nata e Vitit të Ri në Rrafshin e Dukagjinit nuk ka kaluar pa një incident, dhe kësaj radhe nuk kanë qenë fishekzjarrët pas orës 00:00

Është bërë e ditur se një rrahje mes tre personave ka ndodhur sonte (e shtunë) në fshatin Strellc të Epërm, të Komunës së Deçanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ku sipas dëshmitarëve dy persona kanë sulmuar një të afërm të tyre, gjersa ai ndodhej brenda një makine të tipit Golf.

Mësohet se situata ka eskaluar deri në atë masë, sa që janë përdorur edhe shufra hekuri gjatë rrahjes, transmeton telegrafi.

Kjo ngjarje ka ndodhur edhe në prani të familjarëve të njërit prej personave të përfshirë, gjersa mësohet se arsyeja e përleshjes kanë qenë marrëdhëniet e prishura për pasuri.

Ngjarjen e kanë konfirmuar nga edhe Drejtoria Regjionale e Policisë në Pejë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu