Përleshja para Parlamentit, vdes edhe një polic

0
603

Kievi

Edhe një polic tjetër ka vdekur sot nga plagët që i ka marrë dje në përleshjet para Parlamentit në Kiev ndërmjet forcave të rendit dhe militantëve të ekstremit të djathtë, të cilët kundërshtonin një reformë kushtetuese që u jep më shumë autonomi rajoneve separatist proruse në lindje të vendit, ka njoftuar ministri i Brendshëm, përcjell “zeri.info” informacionin e publikuar nga mediet ndërkombëtare.

“Edhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare ka vdekur nga plagët që i ka marrë nga shpërthimi i një granate”, ka shkruar në “Twitter” ministri i Brendshëm ukrainas, Arsen Avakov. Kështu, si pasojë e dhunës së djeshme numri i të vdekurve shkon në 2, ndërkohë që janë hospitalizuar edhe 141 persona. /Zëri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu