Përleshje e armatosur në Kumanovë (VIDEO/FOTO)

0
583

Kumanova

Banorët lokalë të Kumanovës bëjnë të ditur se ka pasur përleshje të armatosur mes forcave policore dhe një grupi të armatosur brenda qytetit.

Të shtënat janë sporadike gjatë orëve të fundit dhe se nuk akoma nuk ka asnjë hollësi zyrtare.

Nga pamjet në lagjen e njohur të “Trimave” apo rrugën “Tode Mendol” kryesisht të banuar me shqiptarë, janë të lokuar krismat dhe operacioni.

Në disa shtëpi shihet edhe tymi dhe krisma të fuqishme dhe periferi te Qytetit vazhdojnë të shtënat e fuqishme të armëve të llojeve të ndryshme.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?t=65&v=VKSJlS–Scc” width=”560″ height=”315″]

Siç bëhet e ditur nga INA të shtënat dëgjohen në pjesën e qytetit mbi tregun, gjegjësisht në Lagjen e njohur të Trimave në Kumanovë.

Në këtë zonë ka forca të mëdha policore, që nuk lejojnë lëvizjen në drejtim të kësaj lagjeje.
Në Spitalin e Qytetit janë dëgjuar sirenat e autoambulancave dhe se nga shërbimi emergjent nuk japin hollësi.

Por nga ana tjetër, banorët pranë kësaj lagje dyshojnë edhe në persona të plagosur, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Deri tani nuk ka asnjë hollësi zyrtare lidhur me këtë aksion të gjerë në këtë pjesë të qytetit. /ina/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Gg5OVEikseM” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu