Përleshje e armatosur në Pejë, arrestohen katër persona

0
681

Police Kosovo, Peje

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës njofton se sot rreth orës 15:30 në rrugën “Adem Jashari, në Pejë, ka arrestuar katër persona pasi të njëjtit janë përfshirë në një përleshje të armatosur.

“Sot më datë 17.02.2016 rreth orës 15:30 min, në rrugën “Adem Jashari ” në Pejë ka ndodhur rasti i ‘Vrasjes në tentativë’, ku ishin të përfshirë disa të dyshuar të cilët iu takojnë dy grupeve të ndryshme. Motivet e incidentit akoma janë të pa njohura dhe deri të incidenti ka ardhur përderisa një veturë ‘VW’ ka qenë duke kaluar nëpër rrugë në lokacionin e lartcekur, me ç’rast kanë filluar të shtënat nga të dy palët, ku janë dëmtuar sirtarët e disa dyqaneve dhe dy veturave që kane qenë të parkuara para lokaleve”, thuhet në komunikatë.

Policia njofton se reagimi nga ana e saj ishte i menjëhershëm.

“Njësitet policore, krim-teknika njësiti hetues i Stacionit policor Pejë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Vendit të ngjarjes i është përgjigjur edhe Njësiti rajonal i hetimeve, krim teknika e DRP Pejë si dhe prokurorja e shtetit e cila ka udhëhequr procesin e këqyrjes së dy vendngjarjeve ku ka ndodhur shkëmbim zjarri në mes këtyre dy grupeve. Nga të shtënat në ketë rast nuk ka pasur persona të plagosur”, thuhet tutje.

Përveç katër të arrestuarve, Policia konfirmon edhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë rast.

“Po ashtu janë sekuestruar edhe tri armë të tipit revole me municion të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, për të cilat dyshohet se janë përdorur nga të dyshuarit në rast. Në dy vendngjarjet janë gjetur dhe mbledhur prova dhe dëshmi të përdorimit të armëve.”

Ndërkohë, hetuesit rajonalë janë duke intervistuar të dyshuarit dhe rasti do vazhdojë së hetuari në koordinim të plotë me prokurorin e çështjes për të zbardhur të gjitha rrethanat që kanë quar të dyshuarit të ndërmarrin veprime të tilla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu