Përleshje me armë zjarri, vriten 2 shqiptarë dhe 1 polic grek (VIDEO)

0
735

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Prespës së Vogël, shkaqet ende nuk dihen

Dy shqiptarë dhe një polic grek kanë mbetur të vdekur, si pasojë e një shkëmbimi zjarri, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur 20 minuta pas mesnatës, në zonën e Follorinës, në liqenin e Prespës së Vogël.

Tre policë grekë, të cilët kontrollonin liqenin e Prespës së Vogël, janë përplasur me dy shqiptarë, që ishin në një kasolle pranë liqenit, duke peshkuar.

Policia ka dashur të ushtrojë kontroll në kasollen ku ndodheshin 2 personat, të cilët me sa duket ishin të armatosur me kallashnikovë dhe hapën zjarr mbi 3 policët, duke lënë njërin prej tyre të vdekur. Më pas efektivët e policisë greke kanë qëlluar me armë ndaj shqiptarëve, duke i lënë të dy të vdekur.

Sipas informacioneve të para, polici i vdekur, babai i tre fëmijëve,është identifikuar si shtetasi Elias Kosteni . Nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur edhe dy policët e tjerë. Identiteti i shqiptarëve të vdekur, ende nuk bëhet i ditur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet dhe zbardhjen e plotë të këtij konflikti, që çoi në vdekjen e tre personave.

Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, por sipas mediave greke, kasollja ku ka ndodhur ngjarja,  dyshohet se përdorej nga trafikantët e lëndëve narkotike.

Identifikohen viktimat

Nga burimet paraprake, mësohet se viktimat janë shtetasit Klevis Çollaku 28 vjeç dhe Melsi Çollaku 34 vjeç. Këta të fundit rezultojnë të jenë vëllezër dhe me banim në Devoll. Policia ka arritur të identifikojë trupat vetë para pak minutash, pasi në momentin që janë gjetur, nuk kishin mjete identifikimi me vete.

Ndërsa polici grek është identifikuar si shtetasi, Elias Kosteni, 43 vjeç.

/Shekulli Online/ E.B./

http://www.youtube.com/watch?v=eVQanXx56g4

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu