Përleshje në BDI-në e Strugës, një i lënduar

0
728

BDI strug

Hedhja e telefonave në kokë, grushta fytyrës ndaj njëri tjetrit dhe një i shtruar në spital është bilanci nga BDI-ja e Strugës sonte pas një përleshje mes krahut të Llabunishtit dhe atij të Merkos.

Siç mer vesh portali TetvaSot nga burime brenda BDI-së së Strugës deri te përleshja ka ardhur se Merko ka arritur të ketë përkrahje në të gjitha nëndegët e BDI-së në Strugë për kryetar dege, ku sonte në një nëndegë të qytetit të Strugës plasi edhe sheri ku nuk kursyen edhe grushtat.

Sipas po të njetit burim për TetovaSot Ramiz Merko tani më dihet se ka përkrahjen edhe të Musa Xhaferit ku përflitet se ndikimi i Xhaferit në degën e Strugës ka revoltuar krahun e Llabunishtit.

Nga spitali i Strugës nuk arritëm të konfirmojmë se kush gjendet në spital, por burimet tona thonë se njëri ka lëndime në kokë dhe vazhon të qëndrojë në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu