Përleshje turko-kurde, vriten 12 ushtarë

0
884

Raportet nga Turqia thonë se të paktën 12 ushtarë janë vrarë dhe 6 janë plagosur nga përleshjet me kryengritësit kurdë në juglindje të vendit.

Luftimet, që ndodhën afër qytetit të Silvanit, raportohet se ishin më të këqijat në muajt e fundit.

Kryengritësit e Partisë Popullore të Kurdistanit(PKK) luftojnë për autonomi që nga viti 1984, gjatë së cilës periudhë janë vrarë dhjetëra mijëra persona.

Në muajin maj, lideri i burgosur i PKK-së, Abdullah Oxhalan, paralajmëroi se grupi do të riniste një “luftë të madhe” më 15 korrik, po që se Turqia refuzon të negociojë përfundimin e konfliktit pas zgjedhjeve kombëtare të qershorit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu