Përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarëisë së Republikës së Kosovës ësht gënjeshtër

0
715

Sepse edhe pas 10 Shtarorit 2012 në Kosovë vazhdojnë të jenë të pranishme UNMIK-u, EULEX-i, KFOR-i, OSBE-a e BE-ja si dhe në veri mbesni formacionet çetnike të Serbisë, që tëra së bashku po vazhdojnë të veprojnë si pas Rezolutës ilegale të OKB 1244 në fuqi! E kjo Rezolutë vazhdon të e njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën.

Vazhdimi i mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet të tjerë (me mundësi t vazhdimit të sërishëm) dëshmon qartë se nuk ka përfunduar mbikëqyrja e pavarësisë!

ÇKA PO FSHIHET

PAS FARSËS SË CEREMONISË SË 10 SHTATORIT 2012?

Ndoshta përgjigjen e shohim në barrikadën 4 metra të lartë në urën e Mitrovicës në qendrën e qytetit të Isa Boletinti, e cila u lejua nga regjimi i Brukselit të ngrehet aty nga ana e serbëve por nuk u lejua te hiqet nga shqiptarët.

Paralajmërimi se me 10 Shtator 2012 “…do të përfundon mbikëqyrja e pavarësisë” lidhet ngushtë me synimet e Brukselit për vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë sipas diktatit të BE në dëmin e Kosovës. Kjo do të thotë se pas këtij spektakli te rrejshëm për “përmbylljen të mbikëqyrjes pavarësisë”, fshihet PËRGHJEGJËSIA e re që do ti ngarkohet Kosovë për krijimin e “republika serbska” në veri te Republikës Shqiptare të Kosovës, si rezultat i pazareve mes Brukselit e Beogradit, e që do të konsiderohet se vet Kosova po e miraton një zgjedhe të tillë.

 

Me që fjala është për tri tema organikisht të lidhura mes veti, këtu:

 

I) Së pari do të përsëriten e përshkruhen kushtet të cilat duhet të plotësojnë ata që duan të bëhen përfaqësues të popullit dhe ata që assesi nuk mund të e përfaqësojnë vendin dhe popullin ton;

 

II) Së dyti në mënyrë telegrafike do të përsëriten e përshkruhen edhe një herë kushtet që duhet ti gëzoi vendi dhe populli i ynë për të qen i lirë e sovran;

 

III) Së treti do të përsëriten e përshkruhen temat mbi të cilat duhet zhvilluar dialogu me shtet armike sllave e greke që kanë ushtrua dhe po vazhdojnë me ushtrua terror shtetëror ndaj popullit dhe vendit ton, me theks të veçanet në bisedimet me Serbinë.

 

I

CILËT JAN PËRFAQSUESIT E VERTETË TË POPULLIT DHE TË VENDIT TON?

Përfaqësuesit legjitim, që munden të e përfaqësojnë Popullin Shqiptar, mund të jenëvetëm

ata që do të dalin nga zgjedhje e lira pas referendumit për vetëvendosje. Përfaqësuesit legjitim janë

vetëm ata lider që kurrë me as një veprim të vetin nuk i dëmtojnë interesat kombëtare, duke ju përmbajtur me përpikëri Programit Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit për krijimin e Shtetit Unik Shqiptar.

 

Partitë e korruptuara aktuale parlamentare që ushtrojnë punën e vet kolaboracioniste në partneritet me diktaturën e BE mbi Kosovë, nuk mund të e përfaqësojnë popullin ton. As ata në pozite që luajnë rolin e sahanlëpirëseve dhe as ata në opozite që luajnë rolin e patriotëve të rrejshëm, e që bashkërisht po e zbatojnë Planin e Ahtisarit.

 

Ata që bëjnë pjesë në përfaqësuesit e familjeve:

 

– të bejlerëve e agallarëve të vjetër e të ri dhe

– naçellnikve e poverenikve titist

– e marionetave ahtisarist dhe

– ata që vinë në pushtet me vota të vjedhura

– e në zarfe të diplomatëve të huaj,

 

kurrë nuk munden të e përfaqësojnë Popullin Shqiptar.

 

Cilido që dëmton interesat nacionale kryen aktin e krimit të tradhtisë për të cilin duhet të merr dënimin e merituar pavarësisht se për kenë është fjala.

 

 

II

Vendi i ynë do të bëhet shtet i lire, i pavarur e sovran vetëm;

– pas sh´fuqizimit të KUSHTETUES DHE TERA AKTEVE TJERA DIKTATORIALE të BE të dalë nga Palni i Ahtisarit, e që është me karakter të theksuar kolonialist e antishqiptar;

 

– pasi që Republika e Kosovës në bazë të parimit mbi VETËVENDOSJEN E POPUJVE të përcakton vet statusin dhe rregullimin e vet të brendshëm juridik e politik;

 

– kur e ka Kushtetutën e vet të miratuar nga populli me referendum;

 

– kur brenda territorit ton kombëtar nuk do te ketë prani të huaje civile e policore – ushtarake të lartpërmendura;

– kur Republika e Kosovës e ka Ushtrinë Kombëtare Shqiptare (UKSH) që garanton integritetin e sovranitetin në tërë hapësirën e vet territoriale;

– kur populli mund ta zgjedh e ta shkarkojë udhëheqjen e vet pa ndërhyrje nga diplomacia e huaj;

– kur e ka fondin vet të prodhimit të emisionit monetar (të Lekut) dhe ekonominë nacionale e të pavarur nga vendet tjera dhe

– kur mund të udhëheqë politiken e jashtme në mënyre të pavarur e sovrane.

III

ME SHTET ARMIKE (SLLAVE E GREKE) SHQIPTARËT MUNDET TË ZHVILLOHET DIALOG VETËM MBI KËTO TEMA:

– Që këto shtete armike të i tërhiqen nga trojet etnike shqiptare;

– Që këto shtete armike të i kompensojnë dëmshpërblimet:

a) për shqiptarët e vrarë me motive politike,

b) për shqiptarët e burgosur me motive politike dhe

c) për shqiptarët e detyruar të shpërngulen nga vatrat e veta me motive politike ;

 

– Që këto shtete armike të i kompensojnë dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara në ekonomin ton nacionale;

– Që këto shtete armike të e njohin të drejtën e shqiptarëve në vetëvendosje e sovranitet të trojeve të veta etnike;

– Që këto shtete armike të i dorëzojnë persona e zhdukur nga vendi ynë;

– Që këto shtete armike të i dorëzojnë para gjyqeve tona vrasësit dhe dhunuesit ushtarak, policore e paramilitar dhe gjithë atyre që kanë bërë krime ndaj shqiptarëve;

– Që këto shtete armike të i kërkojnë falje për tëra krimet e terrorit shtetëror ndaj shqiptarëve që nga viti 1878 e këtej.

Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu