Përmbyllja e mbikqyërjes së pavarsisë së Kosovës ësht gënjeshtër

0
617

Me zë të ulët nuk mund t´i thirret ati që gjendet në gjumë  të thellë në një  shtëpi të cilën e ka marr flaka.  Ne si popull po jetojmë në kohëra të ashpra, po përjetojmë dhimbje të forta, prandaj nuk mund të flasim me fjalë të  urta e të buta për fatkeqësinë në të cilën po na fundosin qeveritarët e  korruptuar. Por, edhe  në fatkeqësitë më të rënda duhet të ruhet qetësia, sepse vetëm me mendje të kthjellë gjendet rrugëdalja nga çdo situatë. Para së gjithash duhet bërë vlerësimi i saktë i situatës konkrete. Pastaj duhet vlerësuar raportin e forcave dhe nga kjo edhe kahëjet e  daljes nga  kjo situatë.

CILA ËSHTË GJENDJA FAKTIKE JURDIKE?
Para se të hyjmë në temë, të shohim se çka thotë Karta e OKB në

–    kapitullin e I mbi VETËVENDOSJEN E POPUJVE  dhe çka thotë në

–    Kapitullin e XI mbi territoret shtetërore PA VETË-qeverisje!

–       Çka thotë Rezoluta e OKB 1244,

–       çka thotë marrëveshja e Rambujesë,

–       çka thotë Plani i Ahtisarit dhe  sa

janë ato në përputhje me parimin e të drejtës së popujve në vetëvendosje, pavarësi dhe barazi me popujt tjerë.

Vet  Këshilli i Sigurimit të OKB me Rezolutën 1244  vjen në kundërshtim me Kapitullin e I Kartës së OKB se pse aty  thuhet: “… kërkohet që statusi përfundimtar i Kosovës të arrihet sipas “MARRËVESHJTES SË RAMBUJESË përmes të  antonimisë substanciale të Kosovës nën sovranitetin e Beogradit…”! Aktualisht në Kosovë UNMIK-u, EULEX-i, KOR-i, OSBE-a dhe BE-ja veprojnë si pas Rezolutës së OKB 1244!

Plani i Ahtisarit shkon një hap më  tutje në dëmin e Popullit Shqiptar, sepse si pas Ahtisarit Kosovës si territor i mohohet  identiteti nacional shqiptar, dhe Kosova shpallet tokë “multietnike”. Me këtë Populli Shqiptar i Kosovës shpronësohet nga territori i vet etnik dhe njëkohësisht ati i mohohet edhe vet identiteti nacional shqiptar, duke i dhanë një identitet falsifikuar të ashtuquajtur  “ të një komuniteti kosovar”.  Pra, Populli Shqiptar i Kosovës nuk njihet as si komb, as si popull (si pjese  një kombi), as si pakicë nacionale a minoritet dhe as si grup etnik i formuar apo i pa formuar me kulturë identifikuese. Nocioni “komunitet” mundet te përdorët nga grupet sportive e deri te hordatë barbare.

Këshilli i Sigurimit të OKB, për mos me marr përgjegjësi juridike, e hodhi posh Planin e Ahtisarit, sepse ai përmban në vete elemente gjenocidi ndaj kombit shqiptar. Por, e toleroi atë duke e bartur përgjegjësin e vet te BE dhe Brukseli, të cilët qëndrojnë pas këtij plani gjenocidal i cili synon shuarjen e kombit shqiptar në Kosovë e më gjerë.

Për lexuesit, unë veçova disa pjesë të Kartës se OKB dhe te rezolutës së OKB që mbështeten në Marrëveshjen e Rambujesë dhe të cilat i thellon për se mbrapshti Plani i Ahtisarit. Ata lexues që duan ti shkojnë  këtyre gjurmëve antishqiptare deri ne fund, munden edhe vet te e lexojnë në internet ne gjuhen shqipe, Kartën e OKB, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Rambujesë dhe Planin e Ahtisarit, me pa vet  se çfarë  komploti është kurdisur për zhdukjen e kombit ton.

DYFTYRËSIA DHE PAFTYRËSIA
E FUQIVE TE VJETRA TË EVROPËS DHE E  POLITIKANVE TË KORRUPTUAR VENDOR
Të themi së pari se hipokrizia brirë nuk ka! Në Kosovë, të tjerët   pa lejen e Kosovës hynë ne tokat tona me tanke, ata që i kërkojnë vizat prej shqiptarëve. Derisa Republikën e Kosovës  e njohin si shtet 86 shtete, edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare, pavarësinë e saj nuk e njohin as  OKB, as UNMIK-u as EULEX-i, as KFOR-i, as OSBE e BE.  Ndërsa shtet anëtare të tyre e njohin “pavarësinë” e saj! Kosova është shndërruar ne një Llogor Koncentrimi të vizave të BE, në një shtet të kolonizuar i cili shërben si laborator  për  eksperimentime e për shpëlarjen e të tëra ndyrësirave të mundshme, ku Sovraniteti i Republikës së Kosovës hiqen nga tekstet juridike dhe kalon në fusnota, ndërsa kufijtë e saj  shndërrohen “në vend kalime” që kanë kuptimin e stazave   shëtitore. Por, para se të vazhdojmë zbërthimin e këtyre makinacioneve mafioze, të shohim se çka thonë dokumentet në të cilën thirren ata vet.

“…Kapitulli I: Qëllimet dhe parimet

Neni
1

Kombet e Bashkuara marrin përsipër:

1. të ruajnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare dhe, për këtë qëllim, të marrin masa kolektive të efektshme për të parandaluar dhe mënjanuar kërcënimet e paqes, për të mposhtur veprimet mësymëse dhe shkeljet e tjera të paqes, si dhe për të zgjidhur me mjete paqësore sipas parimeve të drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare konflikte ndërkombëtare apo situata, që do të mund të çonin në shkelje të paqes;

2. të zhvillojnë marrëdhënie miqësore mes kombeve, të cilat bazohen në parimet e barazisë dhe TË VETËVENDOSJES SË POPUJVE si dhe të marrin masa të tjera të përshtatshme për konsolidimin e paqes;

3. të ngrenë në këmbë një bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur probleme ndërkombëtare të natyrës ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare si dhe për të mbështetur dhe forcuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe apo besimi fetar;

4. të jenë qendra, në të cilën koordinohen me njëra-tjetrën përpjekjet e kombeve për të realizuar këto qëllime të përbashkëta …”

Kosova nga viti 1999 nga ana e OKB trajtohet jo sipas kapitullit të I por sipas kapitullit të XI ku thuhet:

….

“…Kapitulli XI: Deklaratë mbi territoret shtetërore PA VETËQEVERISJE

Neni 73

Anëtarët e Kombeve të Bashkuara, që kanë apo marrin përsipër përgjegjësinë për administrimin e territoreve shtetërore, popujt e të cilave nuk kanë arritur ende vetëqeverisjen e plotë, njohin parimin, sipas të cilit interesat e banorëve të këtyre territoreve shtetërore kanë përparësi; ata marrin përsipër si një detyrë të shenjtë detyrimin, që, në kuadër të sistemit të paqes botërore dhe sigurisë ndërkombëtare,  ngritur përmes kësaj Karte, të mbështesin maksimalisht të mirën e këtyre banorëve. Për këtë qëllim ata marrin përsipër,

a) të garantojnë progresin politik, ekonomik, social dhe arsimor, trajtimin e drejtë dhe mbrojtjen e këtyre popujve nga abuzimet duke treguar respektin e duhur përkundrejt kulturës së tyre;

b) të zhvillojnë vetëqeverisjen, të marrin në konsideratë, sikurse duhet synimet politike të këtyre popujve dhe t’i mbështesin ata gjatë zhvillimit progresiv të institucioneve të tyre të lira politike, dhe kjo në përputhje me raportet e veçanta të çdo territori shtetëror, të popullsisë së tij dhe të nivelit përkatës të zhvillimit;

c) të konsolidojnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare;

d) të nxisin masat për ndërtim dhe zhvillim, të mbështesin veprimtarinë kërkimore si dhe të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, e në rast se duhet edhe me organizatat ndërkombëtare të specialitetit, në mënyrë që të realizojnë kështu qëllimet sociale, ekonomike dhe shkencore përcaktuar me këtë nen;

e) t’i përcjellë rregullisht për njoftim Sekretarit të Përgjithshëm, duke respektuar kufizimet, që marrin në konsideratë sigurinë dhe kushtetutën,  informacione statistikore dhe informacione të tjera të natyrës teknike në lidhje me sistemin ekonomik, social dhe arsimor në territoret shtetërore, që nuk përcaktohen në kapitujt XII dhe XIII, territore këto për të cilat ata mbajnë përgjegjësi.

Lajmi i 25 korrikut 2011 ishte një befasi e këndshme, që doli farsë e hidhur!
Kur  me 25 korrik 2011 kryeministri e shkarkoi Reshat Maliqin nga detyra e Drejtorit të Policisë, dhe pa e emërua Drejtorin e ri, e nisi Njësinë Speciale për në kufirin aktual verior të Kosovës,  bëra një shkrim me titullin: “KTHESA POZITIVE E HASHIM THAQIT, FARSË APO RELAITET?” Shkrimin tim e fillova me këto fjali:

“…Lajmi i 25 korrikut 2011 Ishte një befasi e këndshme! E them këtë sepse as njëherë nuk kam pas as do të kem as dilema e as lëkundje për të përkrah publikisht çdo iniciativë përparimtare të kujtdo qoftë, sikur që, po ashtu do të e kundërshtoi publikisht çdo veprim negativ, që mund të e dëmtoi nga kush do qoftë e në çfarëdo forme interesat e Kombit dhe Atdheut tim…”! Por, për fatkeqin time dhe të gjithë atyre që i besuan këtij veprimi të vonuar  shtetëror, kjo doli vetëm një farsë e zakonshme sa për mashtrim optik të opinionit,  që kushtoi,  kot, një jetë njeriu. Të merremi vesh! Nuk do të ishin shumë  humbja e disa qindra njerëzve në dy anët, sikur çështja e veriut të merrte njëherë e mirë një epilog pozitiv. Kështu si është tani e 12 vite edhe ashtu na u vranë disa qindra shqiptar nga dora çetnike dhe për këtë Beogradi nuk po jep përgjegjësi, por nga Brukseli  po shpërblehet me koncesione të reja në dëmin e Kosovës. Prandaj humbja e një jete njeriu pa as një kundër vlerë është humbje tepër e madhe.

Kur  akoma pa u tha dheu mbi varrin e  Oficerit të Policisë Enver Zymberit, kjo qeveri vazhdoi negociatat me Serbin në Bruksel u pa se  25 korriku 2011 ishte farsë për mbulimin e koncesioneve tjera në kurrizin e Kosovës në favorin e Serbisë në drejtim të kthimit te “Marrëveshja e Rambujesë”, me të cilën (GNS) Grupi për Negociata me Serbinë  pranoi sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, me kusht  që pas tri viteve të mbahet referendumi për vetëvendosje! Rezoluta  e OKB 1244 po ashtu e pranoi sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Referendumi nuk u mbaj kurrë por as “Marrëveshja e Rambujesë”, nuk u q´fuqizua kurrë. Edhe pse 86 shtete e kanë njohur “pavarësinë” e Kosovës, as një shtet i vetëm nuk e njehe të drejtën e Kosovës në vetëvendosje.  Ndërsa qeveritarët tanë vazhdojnë ta mbajnë popullin nen hipnozën e mashtrimeve se çdo gjë është rregull, neve po na përsëritet historia e dhimbshme e dyndjeve të mëdha jashtë  vatrave stërgjyshore e jashtë atdheut. Tani jemi sërish në pragun e dyndjeve të mëdha të programuara nga boshti Athin –Beograd- Moskë Bruksel, për ndryshimin e strukturës nacionale të Kosovës. Për 12 vite Kosova u shndërrua në një Aushvic të vizave të BE. U shkatërrua infrastruktura ekonomike e sociale dhe  u përgatit tereni psikologjik për braktisjen masive të Kosovës nga  rinia e saj .

Kosova e ka prioritet bashkimin e vet me shtetin amë  Shqipërinë,
e jo anëtarësimin në OKB, në BE e në  NATO!

Kur UNMIK-ut i u çjerr maska koloniale, ata ia ndryshuan emrin në  EULEX, dhe kur maska e EULEX.it po ç’erret, ata po e përgatisin “anëtarësimin e vendin ton NËN  BE e NATO. “Mbikëqyrja Ndërkombëtare”  koloniale  vetëm po i ndryshon maskat. Kosova gjendet nën pranga diktatoriale të Kushtetues dhe Ligjeve  diskriminuese të BE të cilat po miratohen e po zbatohen nga pushtetar të korruptuar vendor.

Jo zotëri! “Mbikëqyrja Ndërkombëtare”  koloniale  e juaja mundet të përfundon vetëm kur se bashku me ju dhe me Kushtetutën  e Ligjet e juaja destruktive homoseksuale, nga vendi i ynë te shkojnë te gjitha ushtritë e policit e huaj se bashku me rrjetin e juaj të spiunëve te instaluar në strukturat e pushtetit vasal.  Dhe ne Kosovë të mbesni vetëm ata që Kosova i fton për të mbetur për një kohë të caktuar she me kushte të caktuara.

Vetëm kur Kosovës të mund ti bashkohen Kosova Lindore, Malësia  Shqiptare, Maqedonia Shqiptare dhe me to bashkë ajo ti bashkohet shteti ma Republikës së Shqipërisë, mund të thuhet se Kosova u çlirua nga diktatura e huaj. Kosova e ka prioritet bashkimin e vet me shtetin amë  Shqipërinë e jo anëtarësimin në OKB, në BE e NATO ku parashihet anëtarësimi edhe i shteteve armike sllave e greke! Vetëm atëherë  kur nga pushteti shkon e gjithë anëtarësia titiste  e ish LKJ si dhe agjentura ahtisariste të korruptuar deri ne fyt,  të cilët duhet nxjerr para gjyqit për tradhti madhore, dhe kur në vend  të tyre të shohim Adem Demaçin dhe plejadën e revolucionarëve e patriotëve që gjithmonë ju qëndruan besnik Vendimeve të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit, Programit të LPK dhe betimit të UÇK-ës, mund të besojmë se ka përfundua diktatura e mbikëqyrjes koloniale .

PARASHIHET QË PAS “MBIKQYRJES NDËRKOMBËTARE”  TË  EULEX-it TË
VJEN MBIKQYRJA E BE DHE NATO-së
Edhe nëse ndodh që “Mbikëqyrja Ndërkombëtare”  koloniale  e EULEX-it të zëvendësohet me maskën e re koloniale të anëtarësimit  të vendit ton NË-N  BE e NATO, lufta e shqiptarëve për mëvetësi e bashkim kombëtar nuk do të ndalet, sikur qe ajo nuk u ndal kurrë gjatë sundimit shekullor të Perandorisë Osmane. Ata që erdhën në Kosovë dhe e çarmatosën UÇK dhe e shkatërruan armatimin e saj derisa në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni nuk e dërguan as një ushtar e polic te vetin   me çarmatos ushtritë  kriminale sllave dhe nuk e shkatërruan armatimi  e tyre me të cilin u krye gjenocidi, nuk mund te na shiten si aleat tan.

Jam njeri nga ata dhjetëra mija luftëtar të lirisë që tërë jetët e veta   e të familjeve të veta i kanë shkrirë për të bërë disa hapa drejt  lirisë  e bashkimit të atdheut ton të shumë vuajtur, andaj  mos të shpreson kush  se ne  do te rrimë duarkryq derisa  mafia e BE me mafinë vendore, vendi po na e fundosin nën një sundim te ri kolonial. Nëse vet nuk arrimi t´a pavarësojmë e bashkojmë kombin tone, amanetin ton do t´a qojnë në vend fëmijët tan duke vazhduar realizimin e Programit e LPK. Populli Shqiptar i ka mbijetua sundimet e  Perandorive  Bizantine, Romake, Osmane, Jugosllave-grek e Sovjetike dhe do ta mbijeton edhe sundimin diktatorial të Perandorisë Globaliste të Bashkimit Evropian. Tëra këto Perandori gjigante përfunduan e do të  përfundojnë në mbeturinat e historisë, ndërsa Kombi  i vogël Shqiptar  do të jetoi përgjithmonë, sepse ka  vitalitetin e vet dhe ka miqësi të përjetshme me  anglo-amerikanet!

Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu