Përpjekje për ndarjen e Kosovës

0
871

(Pjesë nga libri „Roli i Medias në Bisedimet e Vjenës,nga autori Kadri Gërvalla).

Politika serbe nuk kishte fakte për ta sfiduar dialogun

dhemundohej që bisedimet të vazhdoheshin samë gjatë, duke

besuar se situata në Kosovëmund te dalë nga kontrolli, dhe se

politika ndërkombtare do ta shtyjë pa fund problemin e zgjidhjes

së statusit tëKosovës. Serbët dhe rusët, e shpalosënmë në

fund edhe idenë për ndarjen e Kosovës. Ky opcion ishte

hedhur poshtë nga pala kosovare, ndërsa Kryeministri i

Shqipërisë Sali Berisha kishte theksuar se, “ndarjet e reja në

Ballkanmemotivin e shteteve të pastra etnike, do të hapnin një

seri krizash dhe konfliktesh të rrezikshme jo vetem për

gadishullin tonë, por edhe për Evropën”. Ndërsa ministri i

Jashtëm, z. Lulëzim Basha, kishte theksuar se planet e këtilla,

i takojnë kohës së kaluar të Milosheviqit. Përfundimisht,

treshja e përfilli vendimet eGrupit tëKontaktit, i cili gjithashtu

e refuzonte një ndarje të Kosovës. Propozimi për ndarje, ishte

pritur nëKosovëme një refuzimketegorik.Kryeadministratori

i Kosovës, Joachim Rücker, kishte theksuar se, ”ne nuk

mundemi dhe nuk do ta pranojmë ndarjen si një mundësi”.

Pala kosovare, jo veç që e kishte hedhur poshtë këtë ide, por

kishte thënë se nëse flitet në bisedime dhe hidhet në diskutim

ndarja, ne nuk do të jemi më në Vjenë. Mediat, sidomos ato

ndërkombëtare, kishin anuar këto kohë në opcionin e ndarjes

së Kosovës, si mundësia më e mirë e zgjidhjes së krizës.

Gazeta austriake “Der Standard”, e datës 9mars 2007, botonte

një artikull me titull “Çfarë mund të pritet nga zgjidhja e statusit”.

Në këtë artikull, vihej theksi më së shumti në gjendjen

e krijuar në Mitrovicë.Aty flitej për një ndarje reale të qytetit

përmes lumit Ibër.Kjo ndarje e tetë viteve të kaluara, thuhej në

artikull, vetëm sa është thelluar. Madje, parashikohej që me

pavarësinë e Kosovës kjo ndarje të thellohej edhe më tej, deri

 

te shkëputja. Përdorimi i dhunës për parandalimin e ndarjes, në

artikull konsiderohej i pamundur. Integrimi gjithashtu i serbëve

në institucionet e Kosovës, konsiderohej i pamundur.

Ndërkohë gazeta prestigjioze në Gjermani “Süddeutsche

Zeitung”, botonte një analizë të Hansjörg Eiff, në

të cilin shtrohej alternativa: “Serbët në Serbi, shqiptarët në

Shqipëri”. Eiff, shkruante në majin e vitit 2007 se, “ndërmjetësuesi

finlandez deri tani e ka përjashtuar ndarjen e

Kosovës dhe vendosja e kufijve të rinj parimisht është e

papranueshme. Ky qëndrim i përgjigjet pozicionit të deritanishëm

të Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj shpërbërjes së

Jugosllavisë, ku palët e prekura drejtpërdrejt nuk mundën të

bien dakord për ndryshimin e kufijve” (Raste të ngjashme

janë shkëputja e Bangladeshit nga Pakistani, e Eritresë nga

Etiopia si edhe Timorit Lindor nga Indonezia, që u arrit me

konfrontime të dhunëshme dhe me miratimin e “shtetit të

vjetër” dhe më pas, u bë njohja prej Bashkësisë Ndërkombëtare).

Autori theksonte se, “aprovimi për ndarjen e

Kosovës, ndërkohë mund të pritet vetëm prej serbëve por jo

nga shqiptarët e Kosovës. Nëse këta do të arrinin pavarësinë

vetëm me pjesën kryesore në jug të rajonit, kjo do të kish

pak kuptim. Sepse territori që do t’u mbetej shqiptarëve pa

pjesën “serbe” në veri me pasuritë e qymyrit dhe metaleve,

do të ishte i paaftë të mbijetonte.”

E pra, një ndarje e Kosovës praktikisht mund të merrej

në konsideratë vetëm mes Serbisë dhe Shqipërisë. Në këtë

mënyrë, do të plotësohej nevoja e shqiptarëve të Kosovës

për identitetin e tyre të veçantë, duke u garantuar atyre një

autonomi brenda Shqipërisë. Kjo padyshim, do të kishte më

shumë kuptim sesa autonomia, që u ofrohet shqiptarëve të

Kosovës prej Serbisë”. Autori ( analist i çështjeve ballkanike

), shkruante se, “prej dyerve të mbyllura në Serbi, prej

 

kohësh shprehet gatishmëria për ta pranuar ndarjen e

Kosovës. Për të avancuar tani më shumë në këtë drejtim,

Serbia duhet të heqë dorë hapur prej pjesës kryesore jugore

të Kosovës. Në këtë mënyrë, Serbia ndonëse do të humbasë

pjesën kryesore, do të fitojë në kohë afatgjate brezin e

Kosovës të banuar kryesisht prej serbëve. Ndërsa në pjesën

kryesore që do t’i përkiste Shqipërisë, krahas autoriteteve

në Kosovë do të ishte edhe qeveria e Tiranës përgjegjëse për

mbrojtjen e pakicës serbe që jeton në këtë pjesë. Edhe ky, do

t’ishte një përparim, sepse qeveria e Shqipërisë ka marrëdhënie

më të çiltra me Beogradin sesa udhëheqësit e shqiptarëve

të Kosovës. Por njëkohësisht, do të duhej të

garantohej në nivel ndërkombëtar që një ndarje e tillë nuk do

të çojë në zgjerimin e territorit shtetëror të Shqipërisë. Kjo,

pasi që shqiptarët jetojnë edhe në pjesë të Maqedonisë,

Serbisë si dhe në zonat kufitare meMalin e Zi dhe Greqinë”.

Në fund, autori thekson: “Ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe

Shqipërisë, mund t’i shërbej më shumë një paqeje të qëndrueshme

në rajon sesa vazhdimi i status quos, apo një

zhvillimi që do të përcaktohej përmes hapave të mëvetësishëm.

Avantazhi i saj do të ishte edhe përfundimi brenda

një kohe të paparashikueshme i protektoratit ndërkombëtar.

Kësisoj shtetet dhe popujt e prekur më në fund do të përqëndroheshin

më shumë në formësimin e së ardhmes së tyre në

Europë”(http://www..dw-world.de /albanian/Politik_Balkan/

1.222684.l.html, 12.05.2007).

Ky përcaktim i analistit gjerman në gazetën “Süddeutsche

Zeitung”, në fakt duket se ruan dy lloj masash: një

masë për serbët dhe, një tjetër për shqiptarët. Serbëve u jep

të drejtën të jetojnë në një shtet serb, shqiptarëve ua mohon

këtë të drejtë, madje dhe shqiptarëve në Preshevë e Medvegjë

si dhe atyre në Maqedoni, Mal të Zi e në Greqi.

 

Analiza e kësaj gazete, e transferon problemin në një zgjidhje

jashtë vullnetit të popullit të Kosovës, përkatësisht në

vullnetin e Serbisë e të Shqipërisë, e cila shihet si më tolerante

ndaj Serbisë sesa shqiptarët e Kosovës…! Edhe kjo

qasje nuk do të ishte realiste dhe e drejtë. Ky opsion, bie në

kundërshtim me modelet bashkëkohore të shteteve multietnike.

Madje autori gjerman preferon që serbët në veri të

shkëputen, e serbët në jug të mbrohen madje thotë ai, këtë do

ta bënte më mirë e më me përgjegjësi Tirana zyrtare. Kosova

kështu, do të mbetej edhe e ndarë, edhe multietnike ndërsa

Serbia agresore dhe e dhunshme, do të përfitonte kompaktësinë

e saj etnike në territore të huaja. Autori nuk mban

parasysh faktin se më 1999, nga veriu i Kosovës ishin

dëbuar me dhunë nga banesat dhe pronat e tyre, mbi 24 mijë

shqiptarë. Pra, veriu i Kosovës ishte shndërruar në territor të

serbëve me dhunë të armatosur. Nuk mban parasysh as të

drejtën e këtyre shqiptarëve që të rikthehen në pronat e

shtëpitë e tyre. Dhe krejt në fund, autori vetëm në një pikë

mund të ketë të drejtë: se, Serbia prapa dyerve e pranon,

madje punon për ta arritur opcionin e ndarjes së Kosovës.

Këtë e pasqyronte dhe një deklarim i përfaqësuesit të treshes

ndërmjetësuese, përfaqësuesit europian, Volfgang Ischinger,

kur thoshte se, “ne si trojkë nuk do të bëjmë ndonjë propozim

për ndarje të Kosovës apo diçka tjetër. Mirëpo, ne ua kemi

bërë të qartë të dyjave palëve që trojka ndërkombëtare do të

pranojë çfarëdo marrëveshje për të cilën bien dakord

Prishtina dhe Beogradi”. Megjithatë, ky propozim hasi në

kundërshtimin e ashpër të palës shqiptare, por edhe të faktorëve

ndërkombëtarë, para së gjithash të Shteteve të

Bashkuara të Amerikës.

 

Shkruan :Kadri Gërvalla

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu