Përpjekjet e fundit të Hashim Thaçit!

0
700

Atifeti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditëve të ardhshme do të bëjë përpjekjet e fundit që të mos mbetet me “gishta në gojë”. Bllokada që i bën për më shumë se pesë muaj Partisë Demokratike të Kosovës partitë tjera shqiptare, e detyruan kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin që të heq dorë nga posti i kryeministrit, vetëm e vetëm që të mos kaloj në asnjë formë në opozitë.

Heqja dorë nga kryeministri, dhe dhënia e këtij posti kryetarit  të LDK-së, Isa Mustafës, e ka vënë në pozitë shumë të palakmueshme Hashim Thaçin.

Burime të gazetës Blic brenda PDK-së kanë thënë se Thaçi është duke bërë përpjekjete  fundit që të mund të siguroj edhe mbështetjen ndërkombëtare, që të vij në krye të shtetit, në vend të Atifete Jahjagës.

Madje, siç merr vesh Gazeta Blic, Hashim Thaçi ka kërkuar që Jahjaga të jap dorëheqje, mirëpo, duket se amerikanët në asnjë formë nuk duan ta lëshojnë Jahjagën para skadimit të mandatit të saj, në fillim të vitit 2016.

“Thaçi e ka shumë të vështirë që të pres edhe një vjet e gjysë për të ardhur në krye të shtetit. Ideja ka qenë që kur të mbahet seanca konstituive atë ditë të zgjedhet kryesia e re e Kuvendit, presidenti dhe qeveria. Mirëpo, duket se momentalisht do të jetë i parealizueshëm ky skenar”, ka thënë ky burim brenda PDK-së.

Në anën tjetër, në LDK edhe pse në vazhdimësi po thonë se atyre do t’u takoj posti i kryeministrit, ende askush nga PDK nuk e ka pranuar një fakt të tillë, të paktën jo publikisht.

Të gjithë zyrtarët e PDK-së në të gjitha paraqitjet publike nuk kanë folur për postin e kryeministrit.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka deklaruar se ende nuk është ndarë asnjë post, duke mos dashur të flas për kryeministrin. Megjithatë, ai ka thënë se partnerët e koalicionit nuk kanë kurrfarë mosmarrëveshje ndërmjet veti.

Në anën tjetër, njeri më aktiv dhe më meritori pse PDK do të jetë në pushtet, Xhavit Halitika thënë se PDK do të jetë e paknaqur nëse kjo parti nuk e mban postin e kryeministrtit si shkak i marrëveshjes me LDK për ndarje të pushtetit në qeveri.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i PDK-së, Hashim Thaçi janë takuar të enjten, dhe kanë njoftuar se javën e ardhshme do ta kenë marrëveshjen përfundimtare për ndarjen e posteve. Në njoftimet që i kanë lëshuar për opinion, si Isa Mustafa ashtu edhe Hashim Thaçi, askund nuk përmenden se cilat poste do t’i takojnë PDK-së e cilat LDK-së.

Marrëveshja PDK- LDK u arrit pas më shumë se pesë muaj të qëndrimit të partisë së Isa Mustafës me Bllokun LVAN. Edhe pse për këta 5 muaj të gjitha partitë e Bllokut deklaruan se në asnjë fomrë nuk do të hyjnë në koalicion me PDK, Isa Mustafa ishte ai që në fund iu bashkua Hashim Thaçit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu