‘Përpjekjet e Serbisë për ndikim në drejtësinë franceze nuk kanë të ndalur’

0
835

Arianit Koci, avokati i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, ka bërë të ditur se përpjekjet e Serbisë për të ndërhyrë dhe për të patur ndikim në drejtësinë franceze nuk kanë të ndalur.

Sipas tij, kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, për siç ka shkruar ai, krimet e supozuara në Kosovë si dhe akuza që janë trajtuar nga Tribunali i Hagës, sipas Kocit, është jo vetëm sulm ndaj Ramushit, por edhe sulm ndaj Kosovës dhe rendit kushtetues të saj.

Koci përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se politikanët në pushtet nuk guxojnë të sillen thuajse asgjë nuk ka ndodhur. Andaj sipas tij, edhe qasja ndaj dialogut duhet të ndryshoj.

“Kjo situatë duhet të shërbej si bazë për vendosjen e një qasje të re në dialogun me Serbinë.  Defetizmi apo kryeneçësia nuk janë zgjidhje. Platforma duhet të jetë e qartë dhe në shërbim te interesave të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash Koci.

Postimi i plotë i Kocit:

Kërkesa e Serbisë për ekstradimin e z.Haradinaj, për krimet e supozuara në Kosovë, akuza që janë trajtuar nga Tribunali i Hagës, është jo vetëm sulm ndaj Ramushit, por edhe sulm ndaj Kosovës dhe rendit kushtetues të saj.

Për më tepër, përpjekjet e Serbisë për ndikim në drejtësinë franceze, prej momentit të ndaljes së z. Haradinaj, nuk kanë të ndalur.

Pse duhet në një çështje juridike, të deklarohen në kontinuitet, Ministrja e Drejtësisë, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Sërbisë?

Është koha e fundit, ti mbrojmë interesat e vendit.

Politikanët në pushtet nuk guxojnë të sillen thuajse asgjë nuk ka ndodhur. Kjo situatë duhet të shërbej si bazë për vendosjen e një çasje të re në dialogun me Serbinë.

Defetizmi apo kryeneçësia nuk janë zgjidhje.

Platforma duhet të jetë e qartë dhe në shërbim te interesave të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu